Pse të mos bllokohet dialogu derisa të formohet një Gjykatë Speciale për Serbinë?

Politika

Pse të mos bllokohet dialogu derisa të formohet një Gjykatë Speciale për Serbinë?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 16 mars 2019 Në ora: 09:21
Krimet serbe në Kosovë

Dialogu me Serbinë po bllokohet me të drejtë për shkak të luftës speciale të popullit të kasapit Millosheviq. Taksa e vënë 100% ndaj mallrave serbe po i shkakton dëme Serbisë jo vetëm në ekonominë e saj, por edhe po i humbë kohë në proceset e integrimeve të saj evropiane.

Mirëpo, një arsye tjetër e fortë që do të duhej të bllokonte Dialogun me Serbinë nga Kosova, do të ishte kushti që për Serbinë të formohet një Gjykatë Speciale nën timonin e ndërkombëtarëve, njëjtë si tribunali special që është formuar pa të drejtë për Kosovën.

LEXO EDHEPropozohet aktivizimi i Grupit të Kontaktit për të zgjidhur problemin Kosovë-Serbi

Një raport i pabazuar në fakte i Dick Marty, bëri që Kosova të ketë një Gjykatë të njëanshme për të ashtuquajturat “krimet e UÇK-së”, gjë që është e pavërtetë pasi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe pa të meta.

Raporti i Dick Martyt mbetet nën hije dhe shndërrohet në një raport tendencioz duke u bazuar në krimet e serbëve dhe gjenocidin e tyre në Kosovë, që janë të vërtetuara me fakte.

Maskara e Reçakut, e Studimes, e Krushës së Madhe, e Jasharëve në Prekaz, e Izbicës, e Rezallës, e shumë masakra të tjera, duke ia shtuar edhe përdhunimin e mbi 20.000 femrave e grave shqiptare, nënkupton që një Gjykatë Speciale për Serbinë është më se e vonuar, dhe duke parë guximin dhe qëndrueshmërinë që ka kryeministri Haradinaj, ai më shumë se çdo kush tjetër do të detyronte Serbinë që të formojë një Gjykatë Speciale dhe të gjithë serbët që kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës dhe që kanë kryer ato krime, do të dënoheshin.

Gatishmëria për t’i mbajtur të ftohta raportet me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe për t’u përballur me sanksione të vazhdueshme, do të mbulohej nëse kusht do të ishte që një Tribunal Special të formohet për Serbinë për t’i gjykuar krimet e shumta të tyre.

Bllokimi i dialogut dhe prishja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët,  sidomos me SHBA-në për shkak të një taksa, në një shikim tjetër është e papranueshme. Kjo pasi mallrat serbe po futen çdo ditë në Kosovë përmes kontrabandës dhe kjo taksë pak a shumë është vendosur për ta mbuluar paaftësinë e zyrtarëve të jashtëm të Kosovës në përballje me luftën Speciale të Serbisë.

Është për keqardhje që dikush në Kosovë e përkrahë Gjykatën Speciale, pasi ata nuk e përkrahin as luftën e shenjtë dhe të pastër të UÇK-së.

Krimi serb mbi popullatën shqiptare të Kosovës nuk kishte të ndalur. Ata nuk sakrifikuan as pleq, fëmijë e gra. Shkatërruan çdo gjë të gjallë, çdo gjë që kishin dhe shihnin për rreth. Masakruan e vriten pleqë, fëmijë e gra shtatzëna, mbytën kafshë, shkatërruan tokën, dogjën shtëpi e qindra krime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat