PTK-ja, “shtëpia” e dytë e AAK-së

Politika

PTK-ja, “shtëpia” e dytë e AAK-së

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 18 mars 2019 Në ora: 20:25
Posta dhe Telekomi i Kosovës

Nepotizmi po vazhdon të jetë kanceri më i madh që e shkatërron Kosovën për brenda. Kjo “sëmundje” e rëndë edhe me tej nuk po gjen ilaçin për shërim, shkruan gazeta “Bota sot”.

Përveç kësaj, ajo tashmë po arrin edhe shifra të frikshme, raportohet për rreth 234 familjarë e militantë partiak se janë punësuar në Telekom vetëm gjatë kësaj qeverisje.

Përfaqësues të opozitës po alarmojnë se në Tekomin e Kosovës janë duke u punësuar vetëm familjarë të deputetëve nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe të deputetëve të partisë Demokratike të Kosovës.

Lidhur me këtë, nga opozita për gazetën “Bota sot”, janë shprehur se nga liderët aktual t vendit Telekomi i Kosovës dhe shumë ekonomi tjera publike është parë si e vetmja zgjidhje për realizimin e premtimeve elektorale, ndërsa bëjnë me dije se kjo formë e punësimit nuk është e mirë dhe se nuk garanton të ardhme.

Ndërsa, nga ana tjetër, analistët politik konsiderojnë se partia e kryeministrit Haradinaj është duke e vazhduar avazin e PDK-së. Sipas tyre, këto të fundit janë bërë të njëjta në formën sesi po e trajtojnë buxhetin e vendit dhe sektorët vital të shtetit.

Kelmendi: Kjo formë e punësimit nuk garanton të ardhme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nga liderët partiak Telekomi i Kosovës dhe shumë ekonomi tjera publike janë gjetur si e vetmja zgjidhje për realizimin e premtimeve elektorale.

Image
Ramiz Kelmendi

“Realizimi i premtimeve elektorale që shumë lider partiak që kanë ardhur në pushtet po tentojnë t’i realizojnë premtimet e punësimit, në këtë rast kanë gjetur Telekomin e Kosovës dhe shumë ekonomi tjera publike për t’i punësuar në çfarëdo forme, dhe duke shikuar që mos bëhet shumë shpejt privatizimi, pastaj t’i lihet një pjesë privatizuesit që t’i paguaj për një kohë që zakonisht kanë qenë në periudhë deri në 3 vite dhe në këtë formë u kanë nxjerrë militantëve dhe familjarëve vendin e punës për një kohë”, ka thënë deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi.

Deputeti i opozitës thekson se kjo formë e punësimit nuk garanton të ardhme as për të punësuarit dhe as për kompaninë.

“Kjo formë nuk është e mirë, nuk është me pa qytetarët se po mungon zhvillimi ekonomikë, sepse kjo formë e punësimit nuk garanton të ardhme as për të punësuarit dhe as për kompaninë dhe nuk garanton për besimin e të rinjve se në një të ardhme do të hapen vende të reja të punës”, ka përfunduar deputeti i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Ramiz Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Abazi: AAK-ja po e vazhdon avazin e PDK-së

Analisti politik, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota ”, ka thënë se ndërmarrjet më të mëdha të Kosovës kanë qenë në vazhdimësi strofolloku i punësimit të anëtarëve të familjes.

Image
Haki Abazi

“Ndërmarrjet publike kanë qenë në vazhdimësi strofolloku i punësimit të anëtarëve të familjes dhe shërbyesve të shërbimeve sekrete. Këto kompani e sidomos PTK, KEK dhe Aeroporti dhe dikasteret e ndryshme të ministrisë dhe administratës publike, por edhe të tjerat që kanë potencial të jashtëzakonshme të gjenerimit të hyrave janë kapur nga parapoltika”, ka thënë Abazi, për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, këto janë forma e blerjes dhe të kontrollimit të votës.

“Këto vende pune janë forma e blerjes dhe kontrolles së votës dhe janë shndërruar në vende të rezervimit të lidhjeve farefisnore”, ka thënë mes tjerash ai.

Analisti politik nënvizon se partia e Haradinajt e ka vazhduar. avazin e PDK-së dhe tanimë ato janë bërë të njëjta në formën sesi e kanë trajtuar buxhetin e vendit dhe sektorët vital të shtetit

“Përveç demit të madh, hiperpunësimit dhe shkatërrimit të kapaciteteve duke vendosur njerëz jo të kualifikuar dhe joadekuat në pozita ë rëndësishme e kanë kolapsuar ekonominë e vendit dhe kanë prishur tregun. AAK-ja e ka vazhduar avazin e PDK-së dhe tanimë ato janë bërë të njëjta në formën sesi e kanë trajtuar buxhetin e vendit dhe sektorët vital të shtetit”, ka thënë në fund, analisti politik, Haki Abazi për gazetën “Bota ”.

Njohësi i ekonomisë: Njerëzit e fortë pa pikë turpi po rehatojnë familjarët e tyre

Ndërsa, njohësi i kësaj fushe, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën “Bota ”, se partitë politike pasi që vijnë në pushtet çdoherë i favorizojnë militantët e tyre

Image
Mustafë Kadriaj

“Mendoj që demokracia çalon në pikën më të ndjeshme, sepse krijimi i institucioneve po varet nga partitë politike kështu që në momentin që vijnë në pushtet i favorizojnë militantët e tyre. Por, rasti i telekomit duke e mbipopulluar të punësuar, dhe më e rënda njerëzit e fortë e kanë bërë edhe një hap tutje duke i anashkaluar njerëzit që kanë kontribuar në partitë e tyre, por pa pikë turpi rehatojnë familjarët e tyre dhe me arsyetime krejtësisht banale”, ka thënë njohësi i ekonomisë.

Ai është i mendimit se edhe nëse do t’i punësonin njerëzit dhe militantët e vet, të paktën partitë politike t’i zgjedhin më meritorët

“Duke e marr parasysh që Kosova ka një demokraci të brishtë dhe me një traditë të re shtetndërtimit, nuk kërkojmë qeverisje ideale, por së paku edhe nëse do t’i punësonin njerëzit dhe militantët e vet partitë politike së paku t’i zgjedhin më meritorët për nga ana profesionale, sepse me ketë po dëshmojnë që edhe nëse nuk je i afërt me njerëzit që vendosin edhe brenda partisë së caktuar politike nuk mund të punësohesh edhe nëse do të ishe votues i po të njëjtit subjekt politik”, mendon ai.

Kadriaj i ka bërë me dije kryeministrit Haradinaj që patriotizmi më i madh është të vendoset rend dhe ligj në vend, por jo duke trumbetuar në kokëfortësi.

“Me këtë duhet t‘i kujtoj kryeministrit aktual që patriotizmi më i madh është të vendosesh rend dhe ligj, por jo duke trumbetuar në kokëfortësinë për mos heqjen e taksës për poena politike ndërsa ne të njëjtën kohë të rehatosh me familjarë telekomin që dikur ishte kontribuuesi në buxhetin e Kosovës, ndërsa tani është para falimentimit dhe në të njëjtën kohë mbipopullohet më të punësuar që kjo nuk ka logjikë ekonomike”, shprehet në fund njohësi i ekonomisë.

Ndryshe, ditëve të fundit është raportuar në vazhdimësi se Telekomi i Kosovës që është bërë dera e parë për punësimin e familjareve.

28-vjeçari Genc Nitaj, djali i deputetit Muharrem Nitaj, mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje.

Por, Nitaj ka mohuar të ketë përdorur autoritetin e tij për ta punësuar të birin në ndërmarrjen e cila atë kohë ishte nën menaxhimin e Gent Begollit, një ish-zyrtari të AAK-së. Sipas tij, djali u punësua me meritë dhe ka kualifikim më të lartë sesa pozita që e mban aktualisht, e që është zyrtar i marketingut.

Edhe Donika Kadaj-Bujupi, që u kthye në AAK pasi e braktisi Vetëvendosjen, gjithashtu ka të punësuar familjarë në Telekom. Nga 1 gushti i 2018-s, Naser Bujupi, bashkëshorti i saj, u punësua agjent i shitjes në Telekom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat