Evgjeni Thaçi pas bashkëshortit punëson edhe tre tezakët në PTK, RTK dhe Byro të Sigurimeve

Politika

Evgjeni Thaçi pas bashkëshortit punëson edhe tre tezakët në PTK, RTK dhe Byro të Sigurimeve

Nga: N.Sh Më: 19 mars 2019 Në ora: 12:49
Evgjeni dhe Hashim Thaçi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, mbesa e presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni pasi punësoi bashkëshortin e saj në Bankën Qendrore të Kosovës, ka punësuar edhe tre tezakët e saj.

Tre tezakët e saj, kanë gjetur tashmë punë në institucionet e Republikës së Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

PTK-ja, RTK-ja dhe Byroja e Sigurimeve, kanë hapur dyert pas Bankës Qendrore për familjarët e kreut të shtetit dhe mbesës së tij.

Më 25 tetor të vitit 2018, Lulëzim Dragusha mori kontratë të rregullt punësimi nga Banka Qendrore e Kosovës.

Dragusha, i cili është bashkëshorti i deputetes Evgjeni Thaçi, vajzës së vëllait të madh të presidentit, Ganiut, në këtë institucion është zyrtar i lartë për Koordinim me Rregullatorët e Institucioneve Financiare.

Pos Dragushës, edhe një familjare e presidentit është e punësuar në BQK.

Bëhet fjalë për Albana Thaçin nga fshati Burojë, një kushërirë e afërt e presidentit. Ajo në fundvitin e 2018 u punësua aty si zyrtare e Pranimit.

Evgjeni Thaçi, nuk është ndalur me kaq. Ajo ka punësuar edhe tezakët e saj, nga Mleqani i Malishevës.

“Besim Shala, është punësuar në Byronë e Sigurimeve, Gëzim Shala, në PTK dhe motra e tyre, Valjeta është punësuar në RTK. Të gjithë këta anëtarë të një familje, tezakë të deputetes Evgjeni Thaçit”, kanë thënë burimet e gazetës gazeta “Bota sot”.

Babai i deputetes, Ganiu - vëllai i presidentit Thaçi mbanë postin e Koordinatorit të Byrosë së Sigurimeve.

Burimi i gazetën “Bota sot”, thekson se, Besimi dhe Gëzimi janë punësuar më herët, ndërsa Valjeta më vonë. Mirëpo, sipas tij, këta janë punësuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputetja Evgjeni.

E veçanta është se, axha i këtyre tre fëmijëve, ishte pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe nuk e ka të punësuar asnjë fëmijë në ndonjë punë të shtetit, mirëpo punojnë në ndërtimtari.

Ndryshe, pasi presidenti Hashim Thaçi ka punësuar familjarët e tij në BQK, aty ndikimi e saj e ka ushtruar edhe bashkëshortja e tij.

Lumnije Thaçi e ka punësuar nipin, Alban Gërxhaliun, në këtë institucion financiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat