Makolli flet për kritikën e ashpër të ambasadorit O’Connell

Politika

Makolli flet për kritikën e ashpër të ambasadorit O’Connell

Nga: D. B Më: 19 mars 2019 Në ora: 14:07
Vesel Makolli

Nepotizmi i llojit që po aplikohet në Kosovë është më i rrezikshëm se korrupsioni. Kështu ka vlerësuar Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se këto dy dukuri negative janë duke rrënuar imazhin e vendi si në arenën ndërkombëtar ashtu edhe brenda vendit, duke krijuar pa kënaqësi dhe demoralizim sidomos te pjesa më vital e kombit tonë rinia.

“Këto dy dukuri, nepotizmi dhe korrupsioni po e degradojnë gjithë mundin dhe sakrificën që është bërë për shtet ndërtimin e Kosovës, duke e humbur imazhin te miqtë tanë ndërkombëtar dhe të investitorët potencial. Kritikat që po na vinë nga miqtë tanë, gjegjësisht kjo fundit nga Ambasadori O'Connell duhet të merret shumë seriozisht. Nëse e zbërthejmë kritiken e Ambasadorit Britanik, vijmë në konstatim se nga kjo dukuri e shëmtuar e punësimeve në baze të nepotizmit familjare dhe partiak, ne po krijojmë një atmosferë shumë negative në shoqërinë tonë dhe drejtpërdrejt po ndikojmë në shpërnguljen e rinis tonë dhe në zbrazjen e Kosovës”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, pjesa dërmues e atyre që merren me politikë fatkeqësisht e kanë të “instaluar” në mendimet e tyre se fitimi dhe ruajtja e pozicioneve udhëheqës dhe politike arrihet me punësimin e militanteve te partisë dhe familjareve te tyre, duke lëne në rend të dytë programet zhvillimore dhe punësimin me meritokraci.

“Paradoksi më i madh është kur ne kërkojmë ndihmë nga miqtë tanë ndërkombëtar për mbikëqyrjen e procesit të përzgjedhjes, e po ashtu kemi edhe marrëveshje me ambasadën e Britanisë së Madhe, por kjo nuk respektohet ne praktikë. Një rast i veçantë deri tani ku dy panelet, si ai vendor dhe ai ndërkombëtar kanë vlerësuar njësoje është përzgjedhja e Bordit të Ndërmarrjes Publike Banesor në Prishtinë, i cili rast do të ishte mirë të merrej si shembull dhe të aplikohet në të gjitha përzgjedhjet që do të bëhen. Shoqëria jonë ka nevojë për një zhvillim ekonomik i cili do të ishte prosperues për rinin tonë dhe njëherit do të ndalte shpërnguljen e rinise dhe eksperteve të lëmive të ndryshme, të cilët në pamundësi të gjetjes së vendit të punës po ja mësynë vendeve perëndimore ku po gjejnë vlerësim dhe tretman adekuat. Dashuria ndaj vendit dhe ruajtja e imazhit të vendit bëhet duke punuar për realizimin dhe zhvillim ekonomik prosperues me thithjen e investime të jashtme, e kjo realizohet duke mënjanuar nepotizmin, korrupsionin dhe dukurit tjera negative”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat