Shteti kriminal i Marko Gjuriqit nuk mund t`i mohoj krimet që i bëri në Kosovë

Politika

Shteti kriminal i Marko Gjuriqit nuk mund t`i mohoj krimet që i bëri në Kosovë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 mars 2019 Në ora: 07:49
Foto ilustrim "Bota sot"

“Serbët janë raca më e ndyrë kriminale, që nuk mund të jetojnë jashtë logjikës së kriminalitetit. Prandaj, nga sorra e zezë Marko Gjuriq, çfarë është i ashtuquajturi drejtor i Zyrës së Kosovës për qeverinë e Serbisë, është krejtësisht e pritshme që të mohoj masakrën e Reçakut dhe krimet barbare anembanë Kosovë”, ka thënë publicisti Skender Zogaj.

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se nuk ka dëshmi se në Reçak forcat serbe kanë bërë krim.

Ai ka thënë se, masakrat e Reçakut ishin një nga masakrat më të mëdha nga forcat serbe në Kosovë, por që sipas Gjuriqit, “ai nuk ishte krim”.

Njohësit e çështjeve politike në vend dhe profile të ndryshme të politikës kanë pohuar se kriminelët kurrë nuk heqin dorë nga krimet e tyre, përkundrazi mburren me krimet e bëra dhe, sukseset e jetës i shohin vetëm në bërjen e krimeve.

Millaku: Nuk është ndërmarrë asnjë veprim i vetëm qe Serbia të paditet për gjenocid

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Drita Millaku, ka thënë për “Bota sot” se deklarata e Marko Gjuriqit, është edhe mendimi i qeverise se Serbisë dhe kjo është shqetësuese dhe për të ardhur keq se si një vend "demokratik" nuk kërkon falje për gjenocidin e bërë nga ushtria, policia dhe grupet paraushtarake ndaj shqiptareve.

Image
Drita Millaku

“Kjo nuk është kërkuar nga qeveritë tona por edhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim i vetëm qe Serbia të paditet për gjenocid dhe ky inferioritet i shtetit tonë po kuptohet nga Serbia dhe nga bashkësia ndërkombëtare si dobësi. Në vend që ne të sulmojmë Serbinë për masakrat që i kanë bërë, qeveritë pas luftës e kanë sjell gjendje që në të mbrohemi nga të këqijat që i ka bërë Serbia në Kosovë. Në vend të një politikë ofensivë qeveritë ton po bëjnë politik defansive. Institucionet tona nuk kanë politik afatgjate por punojnë sot për sot, pa kurrfarë strategjie”, ka thënë deputetja Millaku.

Bunjaku-Rexhepi: Serbia nuk arriti të denacifikohet

Ndërsa, deputetja e LDK-së Valentina Rexhepi-Bunjaku, Serbia nuk ka ndryshuar mentalitetin edhe pas veprimeve të saj si agresore e luftës në luftërat e ish-Jugosllavisë.

Sipas saj, Serbia me Bosnjën dhe me fqinjët e tjerë, nuk është penduar, nuk ka kërkuar falje dhe fatkeqësisht, Kosova ka president që me këso mentalitetesh të kaluara, luan me sovranitetin e vendit dhe e konteston vetë shtetin.

Image
Valentina Rexhepi-Bunjaku

“Serbia nuk arriti të denacifikohet sikurse Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore, pasi Serbia u tolerua nga Bashkimi Evropian sepse donin ta largonin nga Rusia, prandaj e llastuar nga të gjitha anët, Serbia nuk "mblodhi mend". Por ne sërish duhet të kemi politikat tona të interesit shtetëror. Nuk duhet të veprojmë emocionalisht. Duhet t'i dërgojmë botës dokumentarë të masakrës së Reçakut dhe të tjerat tragjedi”, ka thënë deputetja Rexhepi-Bunjaku.

Zogaj: Shqiptarët duhet të heqin dorë nga gjithçka serbe

Nga ana tjetër, analisti politik, Skender Zogaj, ka pohuar se kriminelët kurrë nuk heqin dorë nga krimet e tyre, përkundrazi mburren me krimet e bëra dhe sukseset e jetës i shohin vetëm në bërjen e krimeve.

Image
Skender Zogaj

“Serbët janë raca më e ndyrë kriminale, që nuk mund të jetojnë jashtë logjikës së kriminalitetit. Prandaj, nga sorra e zezë Marko Gjuriq, çfarë është i ashtuquajturi drejtor i Zyrës së Kosovës për qeverinë e Serbisë, është krejtësisht e pritshme që të mohoj masakrën e Reçakut dhe krimet barbare anembanë Kosovë”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, serbët si racë me degjenerim të theksuar gjenetik, i gëzohen rrenës, mashtrimit, keqbërës, hajnisë, tradhtisë dhe grabitjes.

“Kjo është tradita e tyre që i shquan serbët dhe që shqiptarët, malazezët, kroatët, hungarezët e Vojvodinës, boshnjakët dhe ballkanasit e tjerë duhet të vetëdijesohen dhe ta kuptojnë së serbët janë specie barbare, që duhet leçitur sepse paraqesin rrezik për popujt e civilizuar kurdo e kudo që u jepet mundësia! Institucionet tona, por më shumë se institucionet, populli ynë duhet të qëndrojë sa më larg serbëve sepse, mentalitetin e kanë helmues. Deklaratat e Gjuriqit kush ka sy e mend, janë dëshmi se shqiptarët duhet të heqin dorë nga gjithçka serbe, sepse kjo është mënyra më e mirë e mbrojtjes nga helmi i tyre”, ka thënë Zogaj.

Gashi: Në Serbi ende ndihet ndikimi i Millosheviçit

Kurse, avokati Tomë Gashi, ka thënë se thuajse tek të gjithë serbet radikal ende ndihet ndikimi i kriminelit të luftës dhe fatkeqësisht të pa dënuar, dhe udhëheqësit të serbëve gjatë luftërave në ish Jugosllavi, duke përfshirë këtu edhe luftën në Kosovë Sllobodan Millosheviç.

Image
Tomë Gashi

“Kjo më së miri vërtetohet nga deklarimet e zyrtarëve të lartë serb e posaçërisht nga presidenti i tanishëm i Serbisë i cili si deklaratë zyrtare kohë më parë ka deklaruar se Milloshoviçi ka qenë strateg i mirë, atdhetarë i devotshëm i Serbisë, por një gjë nuk i është falur sepse nuk i ka realizuar as me luftë pretendimet e Serbisë, që të gjithë serbet te jetojnë me një shtete, thënë me thjeshtë Milloshoviçit nuk i është falur vetëm dështimi në katër luftëra të udhëhequra nga ai, gjatë shpartallimit të Jugosllavisë. Mosrealizimin e planit për Serbinë e madhe, udhëheqësit e tanishëm serb nuk ja kanë falur Milloshoviçit, por të gjitha tjerat po, ka thënë avokati Gashi.

Sipas tij, një pjesë e politikanëve serb të Kosovës, të cilët kanë qenë dhe tani janë pushtet si pjesë e koalicioneve qeveritare të Kosovës kanë mendesin-metalitetin e njëjtë të Slobodan Millosheviqit, por nuk e kanë forcën e tij dhe rrethanat janë të tjera.

“Këta politikan serb të Kosovës janë nacionalist të përbetuar dhe ndjekës të politikës së Milloshoviqit, por tani me jo me armë por me mjete të tjera dhe këtu e kam fjalën për listën serbe, e cila edhe pse është në pushtet me koalicionin qeveritar të Kosovës, në të vërtetë dhe haptazi ata janë në funksion të qeverisë së Serbisë, dhe shefi i tyre i vërtetë është Aleksandër Vuçiq. Sigurisht që nëse organet kompetente por edhe qytetarët e Kosovës të kishin paraqitur kallëzime penale për krime lufte për ata për të cilët ka prova për involivimin e tyre, situata do të ishte kryesisht ndryshe”, ka thënë avokati Gashi.

Ai konsideron se, si të përkëdhelur të përshtaturave shqiptare të Kosovës një pjesë e madhe e politikaneve serb të listës serbe Kosovën ende e trajtojnë si Kosova dhe Metohija.

“Shumica e politikanëve serb Kosovën e konsiderojnë (Kosova i Metohija) dhe asnjëri prej tyre deri më tani nuk ka refuzuar të vetëm gjë që e respektojnë të Republikës së Kosovës, e që janë eurot-rrogat dhe benificionet tjera që i marrin nga institucionet e Kosovës. Të tillët vjedhin pamëshirshëm dhe nuk akuzohen kurrë, thuajse për asgjë, dhe Kosovën e trajtojnë si krahinë në kuadër Republikës se Serbisë, siç edhe e trajton edhe vet Kushtetuta e Serbisë, Kosovën pjese integrale te shtetit te tyre. Serbet radikal nuk kanë faj që sillen e kështu, sepse në vete po i tolerojmë për këto 20 vitet e fundit. Thënë me thjesht serbet e Kosovës janë më të privilegjuar tani në Republikën e Kosovës se sa kanë qenë gjatë okupimit të territorit të Republikës së Kosovës nga ana e okupatorit serb”, ka thënë avokati Gashi

Dyfytyrësia e BE-së Agresorin e shpërblen kurse viktimën e diskriminon

Politologu Faik Krasniqi, ka thënë se, Serbia e mohon në vazhdimësi që ka kryer krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, boshnjakeve dhe kroatëve, e lëre më që nuk e mohon masakrën e Reçakut.

Sipas tij, ata vranë e masakruan brenda 48 orëve mbi 8 mijë burra boshnjake në Srebrenicë, dhe Serbia ia hodhi pastër.

Image
Faik Krasniqi

“Mbi 250 mijë viktima në Bosnjë 15 mijë në Kosovë dhe mbi 30 mijë në Kroaci dhe asnjë ndëshkim për Serbinë. Përkundrazi, BE-ja ia hapi rrugën për anëtarësim, kurse shqiptarët e Kosovës vazhdon t'i mbaj të izoluar. Dyfytyrësia e BE-së Agresorin e shpërblen kurse viktimën e diskriminon. Padyshim që fajin e kanë institucionet tona që nuk e paditën Serbinë për krime lufte, pasi ata ishin të zënë në kapjen e shtetit, duke e vjelë shtetin dhe duke i rrënuar institucionet. Madje, ende vazhdojnë akoma të jenë të zënë aq të pangopur që janë, nuk kanë të ndalur me punësime të familjarëve të tyre. Kurse, popullata vazhdon ta braktisë vendin, në mungesë të një vendi pune dhe perspektivës për të jetuar këtu. Nga paaftësia jonë Serbia do të vazhdojë të shpërblehet akoma më shumë, kurse ne do të fundosemi me tutje”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

Kelmendi: Kosova duhet të kërkojë përgjegjësi nga shteti kriminal serb

Njohësi i çështjeve juridike e politike, Muhamet Kelmendi, ka thënë se pikëpamjet e pushtetit serb, si Vuçiq, Daçiq a Gjuriç, mbi krimet dhe gjenocidin janë përjashtuese për faktin se këta janë vet bashkëvepruesit dhe ekzekutoret e këtij gjenocidi.

Sipas tij, kriminelët serb kurrë nuk e pranuan krimin, pasi për të pranuar shteti serb këtë, d.m.th që ta vërtetojnë gjenocidin dhe të japin llogari, të cilin nuk e bëjnë ata.

Image
Muhamet Kelmendi

“I takon Kosovës të luftoj për këtë dhe për përgjegjësi të shtetit kriminal serb. Kosova duhet të eci në rrugën e tillë dhe kurrë mos të lejojnë të kalohet gjenocidi dhe krimi pa përgjegjësi. Por, se sa do të realizohet kjo do të shihet, pasi fakte ka po punë nuk po bëhet aq sa do duhej”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi.

Serbia duhet paditur për krimet kundër njerëzimit në Kosovë

Kurse, njohësi i çështjeve juridike e politike Ilir Vata, ka thënë se e shkuara kurohet me drejtësi, Serbia duhet paditur për krimet kundër njerëzimit në Kosovë.

Ai ka pohuar se Kosova ka mijëra njerëz të humbur, ka prova dhe fakte dhe duhet të kishte nisur një padi kundër shteti serb për krimet kundër njerëzimit.

“Në Raçak shumë njerëz janë ekzekutuar, madje pas përdhunimit masiv. Pa kallëzuar penalisht Serbinë dhe pa zbardhur krimet që shteti serb ka bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë e ardhmja do jetë e zymtë, duhet dritë mbi krimet dhe kura më e madhe është padia ndërkombëtare për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që janë përfshirë në krim dhe në fund shteti si person juridik duhet të jap dëmshpërblimin për krimet që ka bërë ndaj Kosovës. Krimet në Kosovë që ka bërë Serbia kanë të gjitha kushtet penale për tu hetuar, kanë të gjitha elementët e krimeve kundër njerëzimit dhe të gjenocidit. Dhe kjo duhet të kishte ndodhur më herët, por asnjë herë nuk është vonë për të dhënë drejtësia dhe dhënë fund kapitullit më vrastarë në Ballkan”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Ilir Vata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat