Shërbim ushtarak i obligueshëm sipas modelit zviceran, forcon Ushtrinë e Kosovës

Politika

Shërbim ushtarak i obligueshëm sipas modelit zviceran, forcon Ushtrinë e Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 mars 2019 Në ora: 20:37
Ushtria e Kosovës

Këshilli i Ekspertëve i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në punëtorinë dyditore për Programin Qeverisës të kësaj partie për qeverinë në ardhje, në fushën e mbrojtjes nacionale, ka vlerësuar që shërbimi ushtarak në Kosovë të jetë i obligueshëm, sipas modelit të vendeve të vogla si Zvicra dhe vende të tjera.

Sipas, LDK-së kjo masë garanton mbrojtje efektive nacionale, i rrit aftësitë fizike e profesionale të rinisë dhe i mundëson Ushtrisë së Kosovës të renditet krahas ushtrive të partnerëve tanë në NATO.

Po ashtu, sipas LDK-së për një periudhë disavjeçare, të rinjtë do të shërbejnë për disa muaj në shërbimin ushtarak, me shkëputje, bazuar në nevojat e të rinjve për arsim, punësim dhe familje.

Propozimi i LDK-së i mirëseardhur

Lidhur me këtë, kjohësi i çështjeve të sigurisë dhe Inteligjencës, Fadil Kajtazi, në një prononcim  për “Bota sot”, është shprehur se roli primar i ushtrisë se një vendi është mbrojtja nga agresioni i jashtëm, e cila  mbështete  në mbrojtjen kolektive që e garanton aleanca e NATO-së.

Image
Fadil Kajtazi

“Roli primar i ushtrisë se një vendi është frenimi dhe mbrojtja nga agresioni i jashtëm, apo, veprimi sipas the Ives se vjetër latine “përgatitem për luftë për të ruajtur paqen”. Në rastin konkret, agresori potencial i Kosovës është Serbia, e cila pjesë më të madhe të ushtresë se saj e ka koncentruar rreth kufirit me Kosovën. Në këto kushte, si pjesë e strategjisë së mbrojtjes nga agresioni eventual i Serbisë është mbështetja  në mbrojtjen kolektive që e garanton aleanca e NATO-së”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka thënë se shërbimi ushtarak i obliguar, apo i kombinuar sipas modelit zviceran siç e ka propozuar LDK, ul tej mase shpenzimet buxhetore ndërsa kapacitetet e gatishmërisë luftarake përkojnë me nivelin e profesionalizmit të kuadrit komandues që në kushtet e Kosovës lë shumë për të dëshiruar për shkak të ndërhyrjeve të politikes dhe nepotizmit.

“Në këto kushte, sidomos për vendet e vogla si Kosova, NATO preferon ushtri profesionale dhe me numër të personelit që siguron (1 deri në 7 ushtar në 1000 banore) funksionalitet dhe që përballohet nga buxheti i shtetit. Mirëpo, kjo preference nuk kërkohet të jetë strikte, ajo mund të rregullohet sipas specifikave që kanë vendet edhe pse janë anëtarë të NATO-së. P.sh, Turqia dhe Greqia këtë çështje e kanë të rregulluar sipas specifikave që kanë; Turqia mbanë deri 16 ushtarë për 1000 banore, kurse Greqia deri 12 për 1000 banore. Këto shembuj po i përmendi për të dhënë një ilustrim që vë në pah specifikat që ka kjo çështje, dhe në kushtet kosovare, shërbimi ushtarak i obliguar, apo i kombinuar sipas modelit zviceran siç e ka propozuar LDK, ul tejmase shpenzimet buxhetore, ndërsa kapacitetet e gatishmërisë luftarake përkojnë me nivelin e profesionalizmit të kuadrit komandues që në kushtet kosovare lë shumë për të dëshiruar, kryesisht për shak të ndërhyrjeve të politikes dhe nepotizmit”, ka deklaruar Kajtazi për “Bota sot”.

Tërnava: Ushtria e Kosovës do të jetë shumë e fortë

Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një bisedë për “Bota sot”, ka potencuar nëse vendoset që çdo i ri duhet ta kryej ushtrinë në formë obligative, ushtria e Kosovës do të jetë shumë e fortë pasi që çdo qytetar llogaritet ushtar i perfeksionuar.

“Tani kur e kemi krijuar ushtrinë, kërkohen mundësitë e mënyrave të ushtrimit të këtij shërbimi, si mënyrë obligative të secilit të ri të Kosovës, apo mënyrë tjetër sikur ushtri profesionale. Marre në tërësi është shumë e rëndësishme që tani e kemi krijuar ushtrinë, që ky element e përmbushë shtetasin e Kosovës. Nëse vendoset që çdo i ri duhet ta kryej ushtrinë në formë obligative dhe nëse ndodhe që për të gjithë të rinjtë ushtria të jetë obligative, gjithsesi se ushtria e Kosovës do të jetë shumë e fortë sepse atëherë çdo qytetar po ju dha rasti mund të llogaritet ushtar i perfeksionuar, sepse çdo njëri prej tyre e ka kaluar fazën përgatitore ushtarake, që nuk harrohet kurrë, dhe është i gatshëm pa ndonjë përgatitje në rast nevojë, më e përdorur armen me të cilën është ushtruar gjatë afatit ushtarak”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka potencuar se nëse ushtria bëhet obligative, duhet të bëhet planifikimi objekteve-kazermave, ambulantave, spitaleve ushtarake e shumë objekte tjera ushtarake, por së pari duhet të bëhen analiza se sa ushtarë duhet në numër ta ketë ushtria e Kosovës.

Image
Hajrullah Tërnava

“Po u bë ushtria obligative, atëherë dihet që ne do të kemi gjithnjë një ushtri të re, dhe shkollimi i kudrave ushtarake komanduese tani duhet të jetë prioritet, duhet të planifikohen objektet-kazermat, ambulantet, spitalet ushtarake e shumë objekte tjera ushtarake, ku do të vendosen ushtaret dhe në cilat qytete, strukturat punonjëse teknike civile të cilët duhen të punojnë si pjesë përbërëse të ushtresë si: Punëtor medicional, mjek, teknik, kuzhinier, mekanik, magazinier dhe të gjitha profileve ndihmesë që i duhen ushtrisë, por se pari duhet të bëhen analiza se sa ushtar duhet në numër ta ketë ushtria e Kosovës”, ka thënë Tërnava për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka sugjeruar se duhet që të merret parasysh  numrin e një gjenerate sa ushtar duhen të jenë, si dhe të jepet një vlerësim i kohëzgjatjes të kryerjes të ushtresë

“Nëse vendoset që ushtrinë duhen ta kryejnë të gjithë të rinjtë e Kosovës, duhet ta kemi parasysh numrin e një gjenerate sa ushtar duhen të jenë, duhet të jepet një vlerësim i kohëzgjatjes të kryerjes të ushtresë, duhet të llogaritet harxhimet rreth ushqimit, objekteve për ndërtim ku do të vendosen ata, punëtor të mirëmbajtjes të objekteve ushtarake, automjete, teknikat ushtarake-automjete të llojeve që i nevojitet një ushtrie, armatimi tokësor, ajror dhe ujor, radiolidhjet dhe teknikat telefonike tjera të nevojshme për një ushtri, dhe mjetet tjera motoristike luftarake për një ushtri sa do ta ketë ushtria e Kosovës”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai shprehet se ushtria e Kosovës rreth  5 apo 10 vjeç do të ishte më e fort dhe armiqtë e Kosovës, do ti kenë rezervat e tyre të konflikteve të mundshme me vendin tonë.

“Të gjitha gjasat janë se nëse të gjithë të rinjtë e Kosovës, e përfundojnë ushtrinë me njohuritë të cilat i arrijnë si ushtar për mbrojtjen e atdheut, ushtria e Kosovës do të është një ushtri e fortë në një kohë relativisht jo të gjatë rreth 5-10 vjeçare, varësisht nga zgjatja e kryerjes të ushtrisë, sepse brez pas brezi, të rinjtë do të përfitojnë nga ato përgatitje dhe do të jenë të aftë nëse tregohet e nevojshme ta mbrojnë vendin e tyre gjithnjë kur ka nevojë atdheu, dhe me ketë do ti dalin zot cep mbi cep ta mbrojnë territorin e Kosovës. Edhe kundërshtarët - armiqtë e Kosovës, do ti kenë rezervat e tyre të konflikteve të mundeshe me vendin tonë, sepse vlerësimet e rezultateve do të jenë më të paqarta për ta, dhe do ta kenë një vlerësim që mund të dalin edhe humbës të atij konflikti të armatosur apo luftë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Tërnava ka potencuar  se ushtarët rezervë njëherë apo ma shumë herë munden me i thirrë në ushtrime përgatitore se për kontinentet apo mbajtjen e formës së tyre ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat