Gjermania po e mbron Kosovën nga ndarja

Politika

Gjermania po e mbron Kosovën nga ndarja

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 mars 2019 Në ora: 11:38
Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq dhe Federica Mogherini

Gjermania dëshiron që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa caktimi dhe ndryshimi i kufijve është i përjashtuar.

Sipas disa burimeve këto ditë kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, i ka vendosur ultimatum Serbisë, pasi Gjermania e sheh vetëm një zgjidhje për Kosovën.

Njohësit e çështjeve politike në vend kanë vlerësuar se Vuçiqi dhe Thaçi duhet ta dinë se pesha e deklaratës politike e Kancelarës Merkel për njohjen e Kosovës me kufijtë e përcaktuar, është më me rëndësi sesa bisedat lokale e rurale politike të tyre.

Mehmeti: Ka mundësi që Gjermania të kyçet direkt në bisedime

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik, Faton Mehmeti, ka thënë se asnjë marrëveshje nuk mund te arrihet pa dakordsinë e Gjermanisë, e cila është për mos cenim të kufirit të Kosovës.

“Duke qenë e ngarkuar nga SHBA për Ballkanin, Gjermania ka rol krucial edhe ne Kosovë. Faktikisht roli i Gjermanisë ka qenë dhe vazhdon të jetë i madh e për këtë është vetëdijshme edhe Serbia. Kjo e fundit frikësohet nga qasja e Gjermanisë po kushtëzon hyrjen e Serbisë në BE me njohje të Kosovës. Gjermania po e mbron Kosovën nga ndarja. Ka mundësi që Gjermania të kyçet direkt në bisedime, por edhe nëse jo direkt pa Gjermaninë asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet, pasi roli dhe ndikimi i saj për Ballkanin është i njëjtë sa i SHBA”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Makolli: Lëvizja kufijve të ndonjë me pasoja të renda

Image
Vesel Makolli

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë se Gjermania dhe populli gjerman historikisht njihet si mik i madh i popullit shqiptar dhe mbrojtësi i të drejtave dhe interesave të tij.

“Dihet historikisht që populli gjerman e ka pasur ndikimin kyç në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, e po ashtu ndihma gjermane ka qenë evidente edhe në shtet bërjen e Kosovës. Gjermania është një nder vendet më të zhvilluara të botës dhe ka ndikim në konfliktet dhe krizat eventuale që shfaqen në terë botën dhe njëherit është fuqia më me ndikim në BE. Fatmirësisht që ne jemi në sferën gjeografike ku gërshetohen interesat e miqve tanë, sidomos të SHBA, Gjermanisë, Britanisë te Madhe e tjerave. Gjermania edhe gjatë shpërbërjes së ish- Jugosllavisë ka qenë kundër hegjemonizmit serb e në mbrojtje të popujve tjerë dhe fale saj janë krijuar shtetet e dala nga Ish-Jugosllavia. Territori i Ballkanit është i banuar prej shumë kombeve dhe është e vështire që të krijohen shtete të pastra monoetinke. Lëvizja eventuale e kufijve të ndonjë shteti kishte me qenë hapja e "Kutisë se Pandorës’’ me pasoja të renda për gjithë rajonin dhe më gjerë”, ka thënë Makolli.

Në këtë kontekst, sipas tij, gjermania dhe fuqitë tjera konstruktive kërkojnë që problemi i mosmarrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet me njohjen e ndërsjellë dhe me respektimin dhe garantimin e të drejtave të pakicave nacionale në të dyja shtetet.

Sipas tij, Evropa është një hap më para se të gjitha rajonet tjera botërore në krijimin e bashkësive të shteteve liberalo-demokratike, ku kufiri do të jetë vetëm shënim administrativ, andaj bashkimi i të gjithë shqiptareve është i mundur të realizohet plotësisht me hyrjen e Kosovës dhe rajonit në BE.

“SHBA-ja është nuni i shtetësi së Kosovës dhe asnjë bisedë apo marrëveshje eventuale që do të bëhen me palën serbe, nuk duhet të pranohen pa qenë pjesë e tyre dhe garant shteti më i fuqishëm i botës si dhe Gjermania duke pasur parasysh që është fuqi dominuese evropiane dhe afërsinë gjeografike që e ka me Ballkanin i cili në të kaluarën është quajtur edhe “fuqi baroti”. Dihet historikësh që shkëndijat e luftës se parë botërore janë ndezur pikërisht në Ballkan, andaj duke u nisur nga historia Gjermania nuk dëshiron që të rrezikoj ndonjë konflikt me përmasa të mëdha që mund të lindë në të ardhmen me lëvizjen e kufijve te shteteve”, ka thënë Makolli.

Roshi: Gjermania e palëkundshme në cështjen e pavarësisë së Kosovës

Image
Artur Roshi

Ndërsa, njohësi i çështjeve i politike, Artur Roshi, ka thënë për “Bota sot”, se Gjermania është vendi model i demokracive të perëndimit në Evropë dhe si e tillë ka një qëndrim të përcaktuar, që në krye të herës dhe jo të lëkundshëm në lidhje me çështjen e pavarësisë së Kosovës.

“Janë situatat ato që ndryshojnë, por që nuk mund të ndikojnë mbi parimet. Ne vendet e pazhvilluara shpresojmë tek situatat ndërsa vendet e zhvilluara tek parimet. Ky është ndryshimi thelbësor. Gjermania është në krah të Kosovës sepse çështja e Kosovës i konvenon me parimet e zhvillimit dhe jo Serbia që mundohet të mbajë të shtangët një realitet të modelit të së shkuarës Lindore të një “Nacionalizmi Ekspasionik Arkaik”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Artur Roshi.

Duhanaj: Gjermania duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë

Image
Leon Duhanaj

Ndërkaq, sipas analistit politik, Leon Duhanaj, politika globale ka pësuar ndryshime të mëdha në dy dekadat e fundit, posaçërisht pas ardhjes së Presidentit Trump, i cili me gjasë ka hequr dorë nga strategjia e përbashkët SHBA-EU rreth shteteve të Ballkanit.

Sipas tij, në ketë projekt momentalisht nga akterët e mëdhenj, shteteve të QUINT, vërehet vetëm përkushtimi i Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Meqë palët në Konflikt, janë të interesuara për t'u integruar në Unionin Evropian është fat i mirë që Gjermania, ka këtë qasje dhe se nuk lejon të dalin gjërat tjerat prej binarëve. Megjithatë, mendoj që faktori kyç i zgjidhjes, mbeten palët në konflikt dhe se uniteti dhe qëndrimi i çartë politik i shqiptarçe, është shumë i dëshiruar, i nevojshëm dhe garancia me e mirë për të ardhmen”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj, duke shtuar se në fazën përfundimtare Gjermania duhet të jetë pjesë në dialog sepse roli i saj është i pakrahasueshëm.

Mehazi: Bisedat për shkëmbime territoresh të kota

Image
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike profesor, Sulejman Mehazi, ka thënë se deklarata e kancelares  së Gjermanisë, Angela Merkel, sa është politike e ultimative, aq edhe kërcënuese për të dy kryetarët e shteteve Serbi, Kosovë, Vuçiq dhe Thaçi.

Sipas tij, Merkel ua bën me dije Vuçiqit po edhe Thaçit se tani e tutje do jenë të kota bisedat për shkëmbime territoresh, e se të vlefshme do jenë vetëm bisedat serbe-shqiptare për ruajtjen kufijve të Kosovës.

“Porosia e Gjermanisë për njohjen e Kosovës është shumë e qartë për Vuçiqin, autoritetet serbe tani e tutje duhet ta dinë se s'ka shkëmbime territoresh, por vetëm marrëveshje njohjesh shtetërore. Porosia diplomatike e zonjës Merkel duhet të jetë vërejtje edhe për Thaçin, ai tani e tutje duhet t'i kthehet realitetit dhe natyrshmërisë politike kosovare e jo ëndrrave të politikës serbe për shkëmbime territoresh. Vuçiqi dhe Thaçi duhet ta dinë se pesha e deklaratës politike e Kancelares Merkel për njohjen e Kosovës me kufijtë e përcaktuar është me peshë evropiane e botërore sesa bisedat lokale e rurale politike të Vuçiqit me Thaçin. Sipas logjikës sonë del se zonja Angela Merkel më shumë ia do të mirën Kosovës sesa vet Presidenti Hashim Thaçi”, ka thënë profesor Mehazi.

Ai ka pohuar, se deklarata e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, sa është politike e ultimative, aq edhe kërcënuese për të dy kryetarët e shteteve Serbi, Kosovë, Vuçiq dhe Thaçi.

“Ia bën me dije Vuçiqit po dhe Thaçit se tani e tutje të kota do jenë bisedat për shkëmbime territoresh, e se të vlefshme do jenë vetëm bisedat serbe-kosovare për ruajtjen e mos lëvizjes së kufijve të Kosovës. Porosia e Gjermanisë për njohjen e Kosovës është shumë e qartë për Vuçiqin, autoritetet serbe tani e tutje duhet ta dinë se s'ka shkëmbime territoresh, por vetëm marrëveshje njohjesh shtetërore. Porosia diplomatike e zonjës Merkel duhet të jetë vërejtje edhe për Thaçin, ai tani e tutje duhet t'i kthehet realitetit dhe natyrshmërisë politike kosovare e jo ëndrrave të politikës serbe për shkëmbime territoresh”, ka thënë profesor Mehazi.

Ai ka pohuar se Vuçiqi dhe Thaçi duhet ta dinë se pesha e deklaratës politike e Kancelares Merkel, për njohjen e Kosovës me kufijtë e përcaktuar është me peshë evropiane e botërore sesa bisedat lokale e rurale politike të Vuçiqit me Thaçin.

“Sipas logjikës sonë del se zonja Angela Merkel më shumë ia do të mirën Kosovë sesa vet Presidenti Hashim Thaçi. Deklarata e Merkelin mund të jetë edhe paralajmëruese për kyçjen e Gjermanisë gjatë bisedave të ardhshme Serbi e Kosovë. Nëse autoritetet serbe s'pajtohen me kufijtë ekzistuese të Kosovës, atëherë është e mundshme që vet Bundestagu i Gjermanisë të merr pjesë si ndërmjetëses të dialogut Serbi Kosovë për njohjet reciproke të Vuçiqit dhe Thaçit”, ka thënë profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat