Kosova ende është larg ndalimit të zhvatjes, nepotizmit dhe korrupsionit

Politika

Kosova ende është larg ndalimit të zhvatjes, nepotizmit dhe korrupsionit

Nga: D. B. Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:07
Blerim Burjani

Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Conell ditë më parë ka thënë se Kuvendi dhe Qeveria si dy institucionet e udhëheqëse, janë përgjegjëse kryesore për punësimin e njerëzve pa kritere nëpër pozita të ndryshme shtetërore.

Në lidhje me këtë çështje njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani ka thënë se Ambasadori R. O'Conel, ka të drejt plotësisht sa i përket kësaj deklarate.

Ai ka thënë për “Bota sot” po sikur të kishte Kosova gjyqësi të pavarur kaherë do të kishte pasur hapje të hetimeve për vepër penale për shkelje të barazisë së qytetarëve dhe diskriminimit.

“Fatkeqësisht Kosova ende është larg ndalimit të zhvatjes, nepotizmit dhe korrupsionit madje kjo dukuri po rrënon shtyllat e demokracisë së shtetit dhe po shkon ka diskriminimi i qytetarëve. Kosova e ka të vështirë të kalojë testin e BE-së për liberalizim të vizave dhe testet e rendit dhe ligjit. Dhe fatkeqësisht ende Kosova do të mbetet jashtë trajtimit serioz në integrimet euro-atlantik, për këtë nuk ka argumente të rëndësishme dhe thelbësore të demonstrimit të shtetit juridik. Tash PAN si koalicion për para bën edhe biznes pasi e ka devolvuar shtetin juridik dhe e ka shpërfaqur paligjshmërinë rrezikun për shtetin dhe qytetarët. Mendoj se para publike e qytetareve nuk duhet të shërbej për pasurim dhe punësim familjare, tash me PAN ka arrite të devalvojë dhe shkatërrojë zbatimin e ligjit të punës, normave të kushtetutës që garanton barazinë e të gjithë qytetareve në trajtim të barabartë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat