Krasniqi u thotë politikanëve: Ju vratë ëndrrën e rinisë, andaj po largohen pa shpresë nga Kosova

Politika

Krasniqi u thotë politikanëve: Ju vratë ëndrrën e rinisë, andaj po largohen pa shpresë nga Kosova

Nga: A.M Më: 21 mars 2019 Në ora: 19:24
Pamje nga stacioni i autobusëve në Prishtinë

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se klasa politike po harron se me veprimet e tyre e kanë vrarë ëndrrën e rinisë, kanë shkatërruar arsimin.

“Po filloi më një fjalë popullore “i ngiti nuk ja beson asnjëherë të uriturit”, edhe klasa politike kërkon që rinia të mos largohet nga vendi, duke harruar së në çfarë gjendje të mjerueshme i kanë lanë, dhe bazohen të fëmijët e tyre të cilët bëjnë një jetë luksoze. Klasa politike po harron së vet me veprimet e tyre e kanë vrarë ëndrrën e rinisë, kanë vrarë shpresat e qytetarëve të tyre, kanë shkatërruar arsimin, shëndetësinë, si të qëndronin me shumë, çdo ditë e me shumë po braktiset vendi”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe premtimet e bërë, ku është premtuar se çdo familje do të ketë të punësuar nga një anëtar,  por nuk ndodhi kjo, pasi që  sistemuan familjarët e tyre.

Krasniqi mendon se mund të zbrazet vendi dhe në vend do të mbesin vetëm pensionistet, pasi që kjo klasë politike është e pangopshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat