Halit Barani reagon për “Luginën e Diellit” ku serbët po ndërtojnë një lagje të tërë, përmend bandat serbe

Politika

Halit Barani reagon për “Luginën e Diellit” ku serbët po ndërtojnë një lagje të tërë, përmend bandat serbe

Nga: A.M Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:40
Halit Barani

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka reaguar ashpër Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook, është shprehur se në veri të vendit është nisur një projekt për kthimin e serbëve (por që realisht sikur edhe deri më tash do të kthehen serbë që asnjëherë nuk kanë jetuar në Kosovë) i cili financohet nga Bashkimi Evropian, për këtë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që mos ti mbyllë sytë.

“Për kthimin e shqiptarëve në veri është folur shumë edhe nga BE-ja, por asgjë nuk është bërë. Për më keq në veri ka nisur një projekt prej disa milionë euro i ashtuquajtur “Kthimi i qëndrueshëm – mbështetja dhe fuqizimi”, të cilin e financon Bashkimi Evropian, e që ka për qëllim kthimin e serbëve, por që realisht sikur edhe deri më tash do të kthehen serbë që asnjëherë nuk kanë jetuar në Kosovë, por të tillë që kanë probleme me banim në Serbi për shkak se janë me origjinë nga vendet tjera të ish Jugosllavisë”, ka shkruar Bahtiri për “Bota sot”.

Lidhur më këtë çështje, kryetari i Këshillit rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës, Halit Barani, shprehet se ky projekt ka filluar të ndërtohet para një viti

“Projekti që e ke cekur këtu ka filluar tash e një vit më parë, janë ndërtua shumë shtëpi një, dy dhe shtate e tetë katëshe. Do të thotë objekte të larta, këto objekte janë duke u ngritur në lagjen e ashtuquajtur nga bandat serbe Lug”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se ndërtimet në "Lugina e Diellit" dhe në lagjen "Kroi i Vitakut",  nuk dihet se me mjete të kujt janë ndërtua, e për këtë i ka dhënë leje Qeveria e Kosovës.

"Lugina e Diellit", si territor i përket Zveçanit, por është e ngjitur për lagjes "Kroi i Vitakut", këtë ndërtim nuk e di me mjete të kujt janë duke e bërë, por po i shoh objektet duke u ngritur lart dhe aty është krijuar një lagje shumë e madhe, kohe më parë Qeveria e Kosovës pati premtuar se nuk do të lejojmë që të ngritët lagja në fjale, por ata janë duke punuar edhe ministria e ambientit pati premtuar se nuk do të lejojmë që pa leje kinse të tyre (ministrisë) të punohet asgjë në atë pjesë”, ka përfunduar Barani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat