“Demarkacioni nuk ishte i vetmi kusht për liberalizim”

Politika

“Demarkacioni nuk ishte i vetmi kusht për liberalizim”

Nga: D. B Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:46
Ramush Haradinaj foto ilustrim

Një vit pas miratimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, deputetet e Vetëvendosjes kanë kritikuar qeverinë për mos korrigjimin e saj.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm i Malit te Zi, gjatë vizitës në Kosovë e ka konsideruar si të kryer çështjen e demarkacionit.

Në lidhje me atë se a u mashtruan deputetet që votuan pro me kusht të korrigjimit të marrëveshjes, njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se kjo gjë nuk ishte mashtrim por ishte vetëm sa për të kaluar demarkacioni.

“Realisht nuk do të ketë asgjë prej kësaj teme, sepse veç njëra palë nuk mund të iniciojë korrigjimi, por vetëm nëse dy palët pajtohen të bëjnë këtë korrigjim. Megjithatë mund të them se demarkacioni nuk ishte i vetmi kusht për liberalizim, por shihet se kësaj shporte tash i janë shtuar rendi dhe ligj apo gjyqësia e munguar dhe çështja e taksës, që e ka bërë të pamundshëm të ecët përpara ne liberalizim të vizave. Tash me kusht është që të dialogohet me Serbin dhe poqë së nuk ndodhë Kosova ende shkakton pengesa dhe gjendja mbetet e njëjtë dhe Kosova do të mbetët e izoluar”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat