Kjo qeveri nuk i mbyll kazinot

Politika

Kjo qeveri nuk i mbyll kazinot

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 mars 2019 Në ora: 07:56
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

U desh të vritën dy të rinj në vendet e tyre të punës që shteti të reagojë. Ndonëse, i vonuar ky reagim pasoi me miratimin në Kuvend të një rezuolute që ndalon lojërat e fatit. Kjo rezolutë e paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës sa i përket lojërave të fatit, ka kaluar me 74 vota pro, dhe asnjë kundër e asnjë abstenim. Në rezolutë e përfshihen dy pika.

Që Qeveria e Kosovës të nis procedurat ligjore për ndalimin e aktivitetit të lojërave të fatit, deri në plotësim ndryshimin e ligjit, dhe që brenda 30 ditësh të sjell në Qeveri ligjin e plotësuar që ndalon në një periudhë 10 vjeçare aktivitetin e tyre.

Pikat e kësaj rezolute janë:

  1. Qeveria të nis procedurat ligjore për pezullimin e aktivitetit të të gjitha llojet lojërave të fatit, deri në plotësim ndryshimin e ligjit.
  2. Brenda 30 ditëve Qeveria të sjell në Kuvend, ligjin e ri që ndalon aktivitetin e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në një periudhë prej 10 viteve.

Lojërat kumarit, sipas ligjit konsiderohen lojërat me të cilat pjesëmarrësve u jepet mundësia e fitimit në para, sende apo të drejta me atë që rezultati i fundit i lojës nuk varet nga dija apo mjeshtria e pjesëmarrësit në lojë, por nga rasti apo situata e pasigurtë. Lojëra të fatit ka në çdo vend të botës, duke përjashtuar shtete arabe, por që nuk janë ndaluar.

Zakonisht lojërat e fatit marrin hov në vende të varfura, mungesa e shkollimit dhe edukimit janë nën nivel të dëshiruar. Pasojë e kësaj janë kërkimi i pëerfimit përmes këtyre lojërave, të cilat shkatërrojnë familjen dhe shoqërinë. Duke qenë vend i vogël ne njohim pothuaje njëri tjetrin, e dijmë shumë mirë se prapa lojërave të fatit qëndrojnë njerëz të fuqishëm të politikës, të cilët në mënyrë direkte dhe indirekte janë pjesmarrës në këtë veprimtari.

Duke mbyllur sytë përballë realiteti ku lulëzimi i kazione mori hov, kryesisht pas ardhjës në pushtet të krahut të luftës, ndodhemi në një realitet shqetësues. Në çdo qytet më tepër ka lojëra të fatit se sa qendra rinore, bibloteka, fusha të sportit, ku të rinjtë të mund të zhvillojnë veprimtari larg dukurive negative. Shtimi i kazinove dhe bastoreve sportive janë më të shumta në komunat ku udhëheq AAK, ose ku ajo është në koalicon në komunat e vendit, marrë shembull Ferizajn. Tani që AAK është në pushtet së bashku me PDK, kemi shtim të kazionve, bastoreve, të gjithë janë njerëz të lidhur me kreun e kësaj partie në qytet. Duke mos harruar edhe në rajonin e Dukagjinit. S`duhet harruar se vrasësi i të riut në Suharekë ku udhëheq AAK, ishte i afërt me këtë parti. Ka zëra se vëllau i AAK, është koka e kazinove.

Andaj, kjo parti njëherë hezitoi t’i jepte nënshkrimet për të thirru seancën për të miratuar rezolutën për mbylljen e kazinove. Edhe pse u miratua rezoluta, nuk besoj se do të zbatohet, s`mund të mbyllen kazinot nga njerëz që qëndrojnë prapa tyre. Sa për sy e faqe do mbyllen ndonjë, edhe ato të atyre pak bizneseve që nuk janë të lidhura me qeverinë, ndërsa të tjerat do të lihen të lira. Nuk mund të luftohet kjo dukuri dhe asnjë dukuri tjetër me këtë klasë politike në pushtet, e lidhur me krimin si mishi me thonjtë, duke të vije një parti apo njerëz që nuk kanë lidhje fare me oligarkët e  krimit dhe kazinove. Ndryshe, do të kemi vetëm fjalë, miratime të rezolutave që kurrë nuk zbatohen, siç kanë ndodhur edhe në te kalurën me të tilla rezoluta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat