Kërcënimet me luftë: Rusia e Serbia nuk ndalen së pretenduari Ballkanin dhe Kosovën

Politika

Kërcënimet me luftë: Rusia e Serbia nuk ndalen së pretenduari Ballkanin dhe Kosovën

Nga: D. B Më: 25 mars 2019 Në ora: 15:49
Ilustrim

Serbia po vazhdon të kërcënoj edhe më tej Kosovën me luftë. Së këndejmi qëllimi i Serbisë në këtë rast, apo përkrahja e Rusisë për Serbinë veç sa po i “rritë” apetitet Serbisë për Kosovën.

Në lidhje me atë se a është Kosova veriore e rrezikuar për ndonjë sulm të mundshëm serb, dhe sa është Kosova e përgatitur përballë këtyre sulmeve serbe, politologu Albinot Maloku ka thënë për “Bota sot” se kërcënimi në vazhdimësi me luftë nga ana e Serbisë, nuk prezanton risi për Kosovën dhe si i tillë ky kërcënim asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar.

Image
Albinot Maloku

“Ajo çfarë i ngelet Kosovës në këtë drejtim është që të tregohet e matur dhe e përgatitur. Fatmirësisht ajo nuk është vetëm në këtë situatë. Ndërsa kur flasim për Rusinë, ajo kurrë nuk ndalon së pretenduari të penetrojë në Ballkan, madje edhe në Kosovë. Veriu i vendit është zonë e përshtatshme për penetrimin rus, mirëpo, deri më tani nuk është se ka prezantuar kërcënim për ndonjë sulm”, është shprehur politologu Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat