Shahu flet për Ligjin e Qeverisë që ndikon në uljen e numrit të ministrave dhe zëvendësministrave

Politika

Shahu flet për Ligjin e Qeverisë që ndikon në uljen e numrit të ministrave dhe zëvendësministrave

Nga: G.B Më: 25 mars 2019 Në ora: 23:10
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Qeveria aktuale ka pasur vazhdimisht kritika për numrin e madh të ministrave dhe zëvendësministrave.

Por, duket se me Ligjin e ri për Qeverinë, kjo gjë do të ndryshojë, derisa numri i tyre do të zvogëlohet.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Hartimin e Projektligjit për Qeverinë, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se ligji të miratohet në Qeveri deri në fund të muajit maj.

Image
Rexhep Shahu

“Ligji pritet të kaloj shpejt. Brenda dy apo tri javësh do të përmbyllet në konsultimin e brendshëm, do të vendoset në konsultim publik dhe pastaj do të kalojë në Qeveri. Kjo po shpresoj se do të ndodh deri në fund të majit.  “Ligji për Qeverinë është në fazën përfundimtare. Ajo që mund të konfirmoj është se Ligji për qeverinë do të sanksionoj numrin e ministrive, pra do të zvogëlojë numrin e ministrave dhe zëvendësministrave dhe në të njëjtën kohë do të përcaktojë shumë saktë detyrat dhe përgjegjësitë e ministrive dhe vetë kryeministrisë”, tha Tahiri.

Lidhur me këtë ligj dhe zvogëlimin e numrit të ministrave dhe zëvendësministrave, njohësi i çështjeve aktuale politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova është bërë humor për numrin e lartë të zëvendësministrave por kjo është bërë për shkak të koalicionit të gjerë, për tu plotësuar orekset, duke shtuar se partitë kur janë në opozita bëjnë presion e kur vijnë në pozitë i fryjnë organikat.

“Çdo shtet ka mënyrën e vet të ndërtimit të kabinetit qeveritar, por Kosova është bërë humor për numrin e lartë të zëvendësministrave. Ata që përqeshin situatën me qeveri të fryrë duhet të jenë aty që ta provojnë. Koalicioni i brishtë e detyron qeverinë të fryjë organiken për të plotësuar orekset e partive që nuk ngihen pasi edhe në Kosovë si në Shqipëri e në shumë vende ende posti qeveritar konsiderohet biznes e post për presion e trafik influence. Është shumë e nevojshme një qeveri e vogël operative por në kushtet e presioneve partiake është e vështirë të realizohet. Le të shpresojmë. Partitë në opozitë e bëjnë presionin kur janë në pozitë fryjnë organikat”, ka deklaruar Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat