Flet anëtari i VV-së që do të dekretohet nga Presidenti Thaçi për KQZ

Politika

Flet anëtari i VV-së që do të dekretohet nga Presidenti Thaçi për KQZ

Nga: N.H Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, këtë të enjte do të emërojë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.

I pari i vendit u ka bërë thirrje për të dhënë betimin në dekretim, edhe zyrtarëve të VV-së.

Një gjë të tillë për gazetën “Bota sot”, e ka konfirmuar edhe Adnan Rrustemi, që pritet të emërohet anëtar i ri në Komisionin Qendror Zgjedhor të Kosovës.

Ai ka thënë se të enjten pritet të funksionalizhet Komisioni Qendror Zgjedhor në mënyrë Kushtetuese.

Image
Adnan Rrustemi

“Ne sot kemi marrë ftesat për dy anëtarë, ashtu siç na takonin, siç na garanton Kushtetuta e rezultati i zgjedhjeve. Presim që të enjten me u funksionalizu KQZ-ja në mënyrë kushtetuese”, ka thënë Rrustemi.

Kujtojmë se pas reagimit të Ambasadës amerikane në lidhje me bllokimin e KQZ-së, presidenti Hashim Thaçi ka vendosur të enjten të emërojë anëtarët e ri të kësaj trupe zgjedhore duke i përfshirë nga dy anëtarë për LDK-në dhe VV-në. Me këtë vendim jashtë KQZ-së mbeten Nisma dhe PSD, ndërsa PDK dhe AAK kanë marrë ftesë për nga një anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat