Ikja masive e të rinjve duhej të ishte alarm: Shteti largoi edhe investitorët nga Kosova duke kërkuar haraç

Politika

Ikja masive e të rinjve duhej të ishte alarm: Shteti largoi edhe investitorët nga Kosova duke kërkuar haraç

Nga: D. B. Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:19
Ilustrim

Shifrat e publikuara së fundmi për mbi 170 mijë të rinjve, të larguar nga Kosova janë alarmante por, edhe më alarmante është fakti se këto shifra veç sa po rritën.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Leon Duhanaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se për këtë gjë fajet i kanë Institucionet e vendit, pa përjashtim në të gjitha nivelet, kjo për faktin se partitë politike, pa përjashtim kanë vetëm një qëllim, zgjatjen e këtij shteti.

“Punësimi përgjithësisht bazohet në nepotizëm dhe klientelizëm partiak dhe e tërë kjo ka një qëllim, kontrollin mbi të gjithë. Pra kontrolle mbi secilin që i nënshtrohet një punësimi të tillë, nëse nuk vjen nga familja atëherë është thuaj se dorë e zgjatur apo shërbëtorë i ndonjë politikani përkatësisht partie. Në anën tjetër, ata që nuk duan të bëhen shërbëtorë njerëzish e partish por konsiderojnë që njeriu në cilësinë me ekspertizës së vetë, do t ‘duhej me qenë shërbëtorë i ligjit dhe shtetit, atëherë ky lloj njerëzish nuk ka vend e hapësirë veprimi. Të tillëve u bëhet bllok gjithandej me qëllimin e nënshtrimit të tyre. Shumë janë nënshtruar, por edhe shumë kanë ikur, madje njëri nga ta jam edhe unë vetë, kurse pjesa tjetër janë njerëz të varfër dhe të pashpresë të, cilët manipulohen dhe mbahen gjallë me premtime të rreme që do të përkujdesen për ta”, ka thënë analisti Duhanaj.

Sipas tij, të gjithë këto po bëhen në shërbim të pushtetit dhe në shërbim të votave.

Image
Leon Duhanaj

“Pas luftës ka pasur një entuziazëm të madh ku shumë njerëz që më herët kishin jetuar në mërgim ishin kthyer, morën iniciativa private duke themeluar firma dhe duke punësuar njerëz. Edhe në ketë grup isha edhe vetë, pjesëtar. Kjo shkoi mirë derisa në tregun e Kosovës filluan të shpërndahen dhe të shpërlahen paratë të cilat ka njerëz që i kanë me thasë. Ata e shkatërruan çdo biznes të mirëfilltë që kishte nisur të lulëzoj në Kosovë, duke ndërtuar kështu biznese të reja në emër të disa biznesmenëve vasal që punojnë për figura të ndryshme politike. Nuk është e rastit edhe bindja se secili i ka nga 2-3 milion, sepse ashtu mendojnë vërtetë, pasi lidhja me realitetin tashme u ka humbur”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, investitorëve të huaj potencial dhe real u është kërkuar haraç në vend që t'u ofrohet garanci ligjore dhe normalisht që ata ikin dhe investojnë në vende tjera, aty ku ka rënd dhe ligj e jo aty ku mbretëron ligji i të fortit.

“Atyre që as shteti nuk ka çfarë ju bën duke thënë "shteti jam unë" Në një shtet të tillë ku njeriu i drejt nuk ka shanca të jetoj normal as të punoj si punëtorë, as të ndërtoj biznes, nuk i mbetet gjë tjetër, pos të ikë nga Kosova. Të ikë sa me larg e nëse në vitet e nëntëdhjeta ka ikur për t'u kthyer, kësaj radhe nuk mendon njëjtë. E them se nuk mendon njëjtë sepse i është vrarë edhe shpresa e fundit që një ditë do të bëhet mirë. Po nisemi nga realiteti ku veç ditët e fundit sa punësimi në baza nepotizmi u raportua, jo vëllai, jo motra, jo kunata, baxhanaku, tezja me t ‘bijat partiaku  e plot të tjerë”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, aty secili që punësohet arsyetohet që ka qenë më i mirë se tjerët, pra përpos që u mohohet e drejta për të pasur qasje të barabartë me shanca dhe përgjegjësi në shtet, e çka është edhe e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo individi, ata edhe ofendohen rëndë duke u thënë se familjarët e politikanëve janë më të aftë.

“Janë me të "aftë" edhe pse në jetën e tyre asgjë nuk kanë çfarë ofrojnë as dije as vullnet, përpos që kanë shkelur mbi djersën dhe gjakun e atyre që sakrifikuan për ketë vend! Bazuar mbi këto fakte dhe të tjera të shumta, nuk është për çudi fakti që janë larguar mbi 170 mijë të rijnë, ashtu siç nuk do të na çudit fakti që Kosova do të vazhdojë të zbrazët nga qytetarët e sajë dhe pasoja kanë me qenë të mëdha dhe të pariparueshme, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat