Sot, në një konferencë për media në Selinë Qëndrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës, është kumtuar lajmi për ftesën e re të Gjykatës Speciale për një ish-luftëtarë apo veteran të UÇK-së, për Rrahim Hashimin. Ai ka thënë se deri në momentin që e ka pranu ftesën, nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga asnjë gjykatë.
Ndërkohë pas konferencës, në një prononcim për “Bota Sot”, kryetari i OVL-së, Hysni Gucati ka thënë se pas këtij rasti lirishtë mund të them se nuk do të jetë për tu habitur për askënd nëse nesër i dërgohet ftesa për nga Gjykata Speciale.
“Pas rastit të sotëm, të Rrahimit, mund të them pa fije dyshimi se tash e tutje nuk duhet të quditemi për asnjë rast ftese nga Gjykata Speciale. Nuk kemi emra që priten të ftohen, por po e përsëris se tash e tutje nuk duhet të quditemi për asgjë që vjen nga Gjykata Speciale, në drejtim të ish-ushtarëev të UÇK-së”, ka thënë Gucati.