Hertica me akuza të forta kundër PAN-it: Jeni dështim total!

Politika

Hertica me akuza të forta kundër PAN-it: Jeni dështim total!

Nga: D. B. Më: 27 mars 2019 Në ora: 20:01
Ali Hertica

Qeveria e koalicionit PAN është një dëshmi total në të gjitha fushat e sistemit të shtetit ku qeverisja aktuale punon pa strategji, por me veprime Ad Hock dhe logjikën elektorale dhe sot për nesër.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike në vend Ali Hertica i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se koalicioni PAN duhet të pranojë se ka dështuar në përgjithësi, duke marr si obligim investitor nga jashtë, ku diaspora fare nuk ju beson në specifikat e politikave të zhvillim.

Sipas tij, kjo për faktin se deri më tani PAN nuk u tregua fleksibil drejt atyre premtimeve që janë bërë gjatë fushatës elektorale, dhe ti përmbushë zotimet e dhëna para qytetarëve, të cilat i ka reflektuar në programin qeverisës.

“Këta duhet të vetëdijesohen se qytetarët janë duke i vlerësuar të gjitha veprimet e tyre, dhe sot pakënaqësia qytetare është ekstreme, ku revolte e tyre po reflekton drejt migrimit jashtë vendit dhe marrin rrugën e mërgimit ku si faktor i të gjitha është kjo qeverisje e cila nuk ka vizion për të zhvilluar vendi. Është evidente se edhe faktori ndërkombëtar po jap sinjale te qarta se nuk do të ketë investime kapitale për të zhvilluar Kosovën sepse Ambasadori i akuzoi për vjedhje klasike të gjitha investimet nga faktori ndërkombëtar për zhvillim”, ka thënë Hertica.

Sipas tij, gjatë gjithë kësaj kohe qeverisja aktuale nuk hapi asnjë perspektiv për punësime, apo qoftë edhe ndonjë fabrikë që të rinjtë të mos migrojnë jashtë vendi duke kërkuar jetë ma stabile dhe punësim cilësor.

“Për të gjitha këto dukuri negative dhe një politikë jo efikase dhe pa kurrfarë vizioni politik të zhvillimit, nga kjo kastë politike dikush gjithsesi duhet të jap llogari para qytetarëve të cilët po degradohen çdo ditë, ku edhe po ju vështirësohet jeta për të jetuar. Tani sistemi politik i të gjitha subjekteve politike thuajse është shndërruar në grupe të ndryshme të interesit pa dhënë asnjë shtytje pozitive për jetësinë e Kosovës dhe proceseve të zhvillimit ekonomik të zbutjes së situatës ekonomike-sociale por vetëm duke uzurpuar dhe plaçkitur nga bandat e tyre të pa ngopura”, ka thënë Hertica.

Ai konsideron se koalicioni PAN duhet të pranojë se ka dështuar që të përmbushë zotimet e dhëna para qytetarëve, të cilat i ka reflektuar në programin qeverisës.

“Këta duhet të vetëdijesohen se qytetarët janë duke i vlerësuar të gjitha veprimet e tyre, dhe sot pakënaqësia qytetare është ekstreme, dhe për fat të keq kjo qasje diskriminuese dhe lokaliste e qeverisë aktuale është e vërtetë bazuar në shifra. Për 62 milionë euro që Ministria e Infrastrukturës investon nëpër komuna, 32% shkojnë në komunat që udhëhiqen nga AAK, në të cilat komuna jetojnë vetëm 18% e popullsisë të Kosovës. Komunat e udhëhequra nga LDK përbëjnë 28% të popullsisë, por marrin vetëm 19% të buxhetit që Ministria e Infrastrukturës investon në komuna. Në komunat e udhëhequra nga PDK, shpërndarja është e barabartë, aty jetojnë 13% e popullsisë, dhe ato gjithashtu marrin 13% të buxhetit. Ndërkaq, në komunat që udhëhiqen nga VV-ja, vetëm 3% e buxhetit”, ka thënë Hertica.

Ai edhe më tej ka shtuar se kur vjen puna tek komunat që udhëhiqen nga PSD-ja, ku jetojnë 13% e popullsisë, ato marrin 22% të buxhetit.

“E kam parasysh se këtu bëjmë fjalë për Kryeqytetin, por prapë diferenca është tepër e madhe, gati dyfish. Por kjo në një mënyrë është mashtrim optik, sepse ato vetëm eklipsohen nga dështimet e radhës, dhe kjo mendësi qeverisëse vazhdon ngeshëm. E njëjta ndodhë edhe me skandalet. Kemi ministra me aktakuzë në vend se ata të largohen, kemi humbje të vendeve të punës në vend se ato të hapen, kemi revokim njohjesh në vend se ato të shtohen, zhgënjim për aleatët e dëshmuar në vend se ata të shtohen, ka thënë njohësi i çështjeve politike në vend Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat