Serbia gjenocidiale po “shfajësohet” nga liderët tanë! Askush nuk e paditi Serbinë për gjenocid

Politika

Serbia gjenocidiale po “shfajësohet” nga liderët tanë! Askush nuk e paditi Serbinë për gjenocid

Nga: G.B Më: 27 mars 2019 Në ora: 20:14
Kriminelët serb

Krime të shumta janë bërë gjatë luftës në Kosovë, nga serbët, që kanë vrarë e masakruar shumë njerëz.

Por, për këtë, as nuk është kërkuar falje nga Serbia dhe as nuk ka pasur ndonjë padi ndaj këtij shteti, për gjithë ato që i ka bërë.

Se pse nuk po bëhet kjo padi, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk ka vullnet politik për ta bërë këtë dhe se ka pasur shumë kalkulime politike të Thaçit.

Image
Blerim Burjani

“Nuk ka vullnet politik për të bërë këtë padi kundër Serbisë, ka pas shumë kalkulime politike të Thaçit dhe institucioneve dhe njerëzve intermediatorëve në negociata me Serbinë, përplot kalkulime, të natyrave të ndryshme e kanë lënë peng këtë temë pa ndonjë zgjidhje. Pra është bërë një lloj kalkulimi politik, gjasat, mundësitë dhe çka ndodhe, andaj kjo çështje është lënë zvarrë nga Thaçi dikur”, është shprehur Burjani.

Sipas tij, Kuvendi asnjëherë nuk është marrë me këtë temë dhe nuk dihet pse ka hezituar.

“Kuvendi, asnjëherë nuk është marrë me këtë temë arsyet nuk dihen fare përse është hezituar nga Kuvendi s’ka pasur as iniciativa për të folur për këtë temë në Kuvend në asnjë seancë deri tashmë, pra nuk ka pas koordinim fare”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat