Kundërpërgjigje e fortë për pasuesin e kriminelit Millosheviq: Serbisë dhe Rusisë i dështojnë përpjekjet për Kosovën!

Politika

Kundërpërgjigje e fortë për pasuesin e kriminelit Millosheviq: Serbisë dhe Rusisë i dështojnë përpjekjet për Kosovën!

Nga: N.Sh Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:52
Aleksandër Vulin

Profesori i Shkencave të Sigurisë në Kosovë, Avni Islami i është kundërpërgjigjur ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandër Vulin, i cili ka falënderuar ambasadorin rus në Serbi, Alexander Chepurin për mbështetjen e Federatës Ruse për integritetin territorial të Serbisë dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

Islami, e ka quajtur Vulinin pasues të kriminelit dhe kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Sipas ekspertit të sigurisë, deklarata e Vulinit nuk është befasuese.

Aleksandër Vulin ka vlerësuar se situata në Kosovë është e ndjeshme dhe e vështirëson vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa ushtria e Kosovës “shkakton probleme serioze të sigurisë për të gjithë rajonin” dhe theksoi se Serbia do të sillet me përgjegjësi.

“Nacionalistët serbë ende po e vajtojnë okupimin që ia kishte bërë Kosovës. Vulinit është duke i dhimbtë funksionalizimi me të gjitha kapacitetet e saj nga ushtria e Kosovës”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Image
Avni Islami

Ai shton se, Vulini e din se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës do të ruhet dhe mbrohet me çdo çmim.

“Tashmë Ushtria e Kosovës është e autorizuar me ligj që ta shkel cep më cep dhe ta mbrojë sovranitetin e Kosovës”, shton Islami.

Profesori shton se, falënderimi që i bëhet Rusisë nga ana e Vulinit është tendencioze përshkak se, ajo po e mbron Serbinë me diplomacinë e saj.

“Duke iu falënderuar miqve tanë ndërkombëtarë si; SHBA, Angli Gjermani etj., Rusia dhe Serbia nuk mund t’i realizojnë planet e tyre në Kosovë pavarësisht tendencave të tyre”, përfundon Avni Islami.

Tutje, Islami ministrin e Mbrojtjes serbe e quan të çmendur.

“Vetëm një i çmendur si Vulin mund të mendoj që ta sulmoj Kosovën. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran e cila ka të drejtë, fundja edhe të kërkoj ndihmë ushtarake nga vendet e tjera që ta mbroj vendin e vet, sepse të gjitha këto deklarata “bombastike” të zyrtarëve të lartë serbë janë të orientuara në dy drejtime: e para, fuqizimi i pozicionit serb në bisedimet e ardhshme me Kosovën dhe e dyta për konsum të brendshëm për shkak të qeverisë së Vuçiqit i ka mbetur vetëm kjo kartë që të rrijë në pushtet sepse opozita në Beograd gjithnjë po bëhet më e zëshme kundër pushtetit autokrat të Vuçiqit”, potencon Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat