Koalicioni që ngufati zhvillimin ekonomik në Kosovë

Politika

Koalicioni që ngufati zhvillimin ekonomik në Kosovë

Nga: D. B. Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:48
Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Qeveria PAN ka dështuar në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe atyre nga diaspora. Kjo për faktin se fryma e keqpërdorimit të pushtetarëve ka ngulfatur zhvillimin ekonomik, pasi investitorët nuk kanë siguri për të investuar në shtetin e brishtë të Kosovës.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Hidajet Ahmeti i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë avazi i njëjtë ka vazhduar  edhe me  qeverisjen e PAN-it, të cilët nuk kanë stopuar logjikën e keqpërdorimit, por veç sa e kanë thelluar frymën  e keqpërdorimit, haraçit, tenderemonisë, nepotizmit e klientelizmi.

Sipas tij, interesi i qeverive të mbas luftës, por edhe të kësaj të PAN-it nuk ka qenë, por as nuk  është zhvillimi i vendit, por pasurimi përmes tenderemonisë dhe punësimi i njerëzve politik.

“Gjykoj se Kosova në këtë aspekt nuk ka dështuar, pasi nuk ka bërë përpjekje minimale për të tërhequr investitor nga jashtë, pasi  klimën të cilën e ka ndërtuar në vazhdimësi ka prodhuar një gjendje anarkie në institucionet publike. Kjo logjikë e qeverisjes do të ngufatë në vazhdimësi jetën ekonomike dhe do të thelloj frymën e pasigurisë për investitorët”, është shprehur analisti politik Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat