Sa jemi të rrezikuar nga tendencat serbe për destabilizim në Kosovë?

Politika

Sa jemi të rrezikuar nga tendencat serbe për destabilizim në Kosovë?

Nga: D.RR Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Në takimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe shefit të kësaj agjencie, Shpend Maxhuni, ky i fundit në raportimin e tij theksoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është bukur stabile, por ka tendenca të stabilizimit të gjendjes nga qarqet serbe.

Maxhuni për këtë raportim e ka njoftuar edhe kryeministrin, presidentin dhe strukturat tjera të shtetit që merren me çështjen e sigurisë, për të vepruar me kundërpërgjigje përballë tendencave serbe.

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava ka thënë për “ Bota sot” se në këto kohëra të tanishme me këto politika jo të mira që po zhvillohen në vendin tonë, është e mundur të priten edhe destabilizime dhe trazira në përmasa të mëdha.

Image
Hajrullah Tërnava

“Edhe mbas 20 viteve çlirimi nuk ndryshoi asgjë për së miri, edhe pse shqiptarët besonin se po e qeverisnin Kosovën madje mendonin se Kosova do të krahasohet me vendet më të zhvilluara të Evropës, si Zvicra, Gjermane etj. Kurse tani krejt kjo po del si iluzion dhe mashtrim, sepse të vërtetën tani po e kuptojnë edhe qytetarët më të thjesht. E them këtë sepse mbas çlirimit në krye të shtetit erdhën njerëz matrapaz, jo të shkolluar, të cilët në rend të parë mendonin si të pasuroheshin, dhe në këtë drejtim ia arritën që nga skamnorët të bëhen multi-milioner. Të tillët pra u pasuaran brenda natës përmes tenderëve, duke shndërruar pronat shoqërore në ato private. Dhe këta prijës të shtetit, nuk nguruan as ti punësojnë familjarët e tyre nëpër vendet më të mira në pozita shtetërore dhe ato institucionale duke filluar nga Banka, Posta, Ministri të ndryshme, Ambasada, Aeroporte etj”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, përderisa numri i madh i të rinjve bredhin rrugëve të qytetit pa kurrfarë perspektive për punësim, udhëheqësit e shtetit nga ana tjetër hapin fakultete private në qytetet më të mëdha të regjionit për bizneset e veta dhe interesave personale.

“Pushtetarët e bëjnë këtë pa kurrfarë turpi, pasi ata vet qëndrojnë në udhëheqje të këtyre fakulteteve, duke u pasuruar ditë ditës skajshmërisht, pasi veç tashmë dihet se ata prioritet e kanë pasurimin e tyre që në ato fakultete të sjellin sa më shumë student në mënyrë që të kenë përfitimet të majme nga ta. Madje pavarësisht kualitetit të ligjërimeve detyra e rëndësishme e profesorëve është që ti kalojnë studentët e tyre, me apo pa dije, në mënyrë që ata të mos I braktisin Fakultetet private, deri sa ta mbarojnë me kurorëzimin e të hollave në xhep të këtyre matrapazëve, deri sat ë pasurohen edhe më shumë të ‘ mëdhenjtë’ e këtyre institucioneve”, ka thënë Tërnava.

Ai konsideron se pikërisht për këto dallavere që behën nga të “mëdhenjtë” e shtetit edhe rezultatet e PISA-së, Kosovën e radhitën në vendin e fundit si më të paditurin.

“AKI është pjesë e Institucioneve tona të Kosovës, dhe ajo merret me vlerësime si në këtë rast që po paralajmëron se mund të ketë destabilizim, por njëkohësisht ky institucion po u jep llogari edhe institucioneve tona, e në rend të parë shefave të mëdhenjtë të vendit. Të tillët në shumë raste përdorin taktika që i përkasin kohës, e që me ato taktika ruhet edhe rendi shoqëror i Kosovës, sepse për të gjitha angazhimet e tyre në fund, iu japin llogari shefave të cilët i kanë emëruar në ato poste. Edhe në Serbi është gjendje kaotike, madje për çdo ditë ka demonstrata të mëdha në shenjë pakënaqësie për gjendjen e cila mbretëron atje, përderisa institucionet e tyre i kanë hallet e veta se si ti tejkalojnë ato probleme dhe të qetësojnë situatën politike atje”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, tani në Kosovë nga tërheqjet e njohjeve vërehet se ka tendenca të destabilizimit në Kosovë, nga ana e Serbisë.

“Popullata e Kosovës në tërë këtë periudhë nga çlirimi e këndej, ka pasur parasysh faktin që Serbia gjithnjë ka pasur dëshirë dhe të tentojë për të çrregulluar situatën politike në Kosovë me demonstrata etj. Pra edhe populli i Kosovës është I vetëdijshëm për këtë fakt kaherë, dhe çdo herë ka pasur pakënaqësi me këtë qeverisje të dobët deri me tani. Me ketë keq qeverisje dhe menaxhim të dobët, të fortit e shtetit po përfitojnë nga këto situate, andaj edhe situata e jetesës në Kosovë tani është bërë e padurueshme. E vetmja rrugëdalje që të dilet nga kjo situatë e krijuar nga kriza të pandërprera, janë demonstratat masive, në mënyrë që të largojnë këtë udhëheqje të korruptuar e cila deri më tani nuk ka punuar asgjë në të mirë të Kosovës dhe na favor të të rinjve”, ka thënë Tërnava duke shtuar se jo rastësisht të rinj po e largohen nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat