Qeveria miqësi-shkatërruese

Politika

Qeveria miqësi-shkatërruese

Më: 30 mars 2019 Në ora: 09:54
Pal Lekaj dhe grupi parlametar, AAK

Deklarata e ministrit Pal Lekajt, që kundërshtonte ambasadorin zviceran në Prishtinë, pasi ky i fundit kritikoi shtetin e Kosovës për numrin e madh të veteranëve, ka shkaktuar reagime të ashpra në publik.

Pothuajse të gjitha reagimet që u bënë, e “kryqëzuan” ministrin e tregtisë, ku deklaratën e tij e vlerësuan të pamatur dhe të ngutshme, kur kemi parasysh se deklarata iu drejtua një ambasadori të shtetit mik si Zvicra.

Nga presionet e vazhdueshme, ministri Lekaj ftoi të premten ambasadorin zviceran Jean – Humbert Lebet në zyrën e tij, për t’u sqaruar dhe për t’i kërkuar falje.

Ndonëse, vet e tha në një intervistë se, nëse do të kishte kompetenca do ta dëbonte ambasadorin zviceran, Lekaj të nesërmën akuzoi mediat për “nxjerrje nga konteksti” të deklaratës së tij.

Sveçla: Për Pal Lekajn paraqet problem prishja e paqes me të keqen

Image
Xhelal Sveçla

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, duke folur për gazetën “Bota sot” lidhur me deklaratën e ministrit Lekaj, ka thënë se, për Pal Lekajn nuk janë problematike dhe shqetësuese faktet dhe e vërteta e fryrjes edhe të listës së veteranëve e as punësimet partiake në ndërmarrjet publike, ndërsa ka kritika edhe për kolegët partiak të ministrit Lekaj, të cilët po e mbrojnë atë.

“Për Pal Lekajn nuk janë problematike dhe shqetësuese faktet dhe e vërteta e fryrjes edhe të listës së veteranëve e as punësimet partiake në ndërmarrjet publike, madje me hipokrizi kolegët e tij mbrojnë këtë mendësi qeverisëse duke pretenduar se nuk po bëjnë mjaftueshëm sa do të donin. Pra e gjithë kjo nuk ka asnjë problem për Lekajn, problem për të është kur dikush ja rikujton atij se një gjë e tillë po ndodh në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

Tutje Sveçla është shprehur se, një deklaratë si kjo e ministrit Lekaj, nuk paraqet ndonjë befasi tek vjen nga subjekte të tilla.

“Për Pal Lekajn është problematik ai që ia prish paqen shpirtërore që ka arritur ai dhe subjekti i tij me këtë mendësi të shkatërrimit e keqpërdorimit. Një deklaratë e tillë skandaloze ndaj ambasadorit zviceran sigurisht se nuk paraqet ndonjë befasi tek vjen nga subjekte të tilla që sheshazi dëmtojnë rëndë interesin publik”, ka shtuar ai.

Gecaj: Në një vend normal, Lekaj do të ishte shkarkuar

Image
Bajram Gecaj

E zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë për “Bota sot” se deklarimet e tilla nuk përkojnë as me traditën tonë e as me normat e sjelljes së shteteve civilizuese e demokratike, ndërsa shton se kjo deklaratë e Lekajt nuk është për t’u habitur.

“Këtyre njerëzve ju ka humbë tërësisht marrja e njerëzia. Deklarimet e tilla nuk përkojnë as me traditën tonë e as me normat e sjelljes së shteteve civilizuese e demokratike. Ambasadori e ka thënë një tëvërtetë të pamohueshme dhe tragjike për vendin e popullin tonë. E vërteta e tillë ju “djegë” vetëm atyre tëcilët kanë krijuar një ambient dhe rrethana të tilla. Prandaj edhe nuk është për tu çuditur me deklarime të atyre të cilët thonë se veprimet kundërligjore i ndërmarrinvetëm pse “u teket” dhe të cilët publikisht na bëjnë të ditur se po të mundnin do t’i punësonin të gjithë anëtarët e AAK-së”, ka theksuar ai.

Ai mendon se në një vend normal, Lekaj do të ishte shkarkuar dhe bën thirrje që qytetarët ta mbajnë mend këtë veprim dhe mos t’i jepet votë më AAK-së.

“Ky ministër, në secilin vend normal e të civilizuar, do të duhej shkarkuar menjëherë. Po edhe populli ynë, i cili i ka shumë borxh shtetit mik të Zvicrës, do të duhej ta mbajë mend e mos tu japi votëkurrë mënjerëzve të AAK-së”, thekson ai.

Latifi: Qeverisjet e njëpasnjëshme zhgënjyen shtetin helvetik me korrupsion

Image
Haki Latifi

Ish kryetari i LDK-së në Zvicër, Haki Latifi ka folur për “Bota sot” lidhur me këtë temë, ku ka thënë se vendet mike të Kosovës, përfshirë edhe Zvicrën, janë të zhgënjyera nga qeverisja në Kosovë.

“Për fat të keq 20 vite pas luftës shteti i Kosovës nuk arrin të ulë shkallën e lartë të papunësisë dhe të ulë varfërinë e skajshme të qytetarëve të saj. Thënë shkurt, vendet mike të Kosovës ku përfshihet edhe Autoritetet Helvetike, janë të zhgënjyer pasi shtetet mike dhe Zvicra bënë aq shumë për Kosovën, por qeveritë e Kosovës duke përfshi edhe qeverinë aktuale bashkë me keq menaxhimin e parasë publike dhe korrupsionin i ka zhgënjyer pa masë. Si pasoj kemi ngecje në zhvillimin ekonomik të vendit, një shëndetësi më të dobët se kurrë më parë, një bujqësi jo të zhvilluar, një arsim të degraduar nga ndërhyrjet politike dhe një sistem të drejtësisë të kapur nga pushteti aktual. Këto të gjitha po rëndojnë jetën dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetareve të Kosovës. Për të ndryshuar kjo gjendje është e nevojshme që vendi të shkoj sa më parë në zgjedhje të parakohshme për t’ia dhënë rastin qytetarëve të votojnë lirshëm për ndryshimin e kësaj gjendje”, ka potencuar Latifi.

Ai e ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit zviceran, duke e mbështetur deklaratën e tij. Sipas Latifit, ambasadori ka folur edhe në emër të 200 mijë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Zvicër, ku me paratë që Zvicra ndihmon e shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre qytetarëve.

“Sa i përket deklaratës së Ambasadorit nga Zvicra në Kosovë, z.Jean-HubertLebet, në fjalimin e mbajtur në Skenderaj, ku kritikoi qeverisjen aktuale në Kosovë, duke thënë se “Zvicra po ndërton ujësjellës në Kosovë, ndërsa ju po i paguani veteranët e rrejshëm”, mendoj se është më se legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit Lebet. Sepse, ai ka të drejtë që t’i mbroj parat e taksapaguesve të shtetit të vet. Ai, ka folur edhe në emër të mbi 200 mijë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Zvicër, ku me paratë që Zvicra ndihmon e shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre qytetarëve. Sot jemi 20 vjet pas lufte, ata që menaxhojnë buxhetin e krijuar nga tatimpaguesit, e paguhen nga ai buxhet dhe marrin paga goxha të mira, duhet t’i respektojnë edhe shumë bile që të gjithë qytetarët e shtetit, ishin apo nuk ishin në luftë. Liria ka ardhur për të gjithë! Shpërblim sipas meritës po, por jo të privilegjohen të pameritueshmit e mashtruesit! Vetëm kështu pastrohen listat e veteranëve dhe vetëm kështu atyre ju njihet kontributi i vërtetë dhe iu kthehet dinjiteti që e meritojnë”, ka thënë Latifi.

Po shemben urat e miqësisë me shtetet që kanë kontribuar më së shumti për vendin tonë

Ai ka kritikuar ashpër ministrin Lekaj për deklaratën e tij kundër ambasadorit Zviceran, duke e vlerësuar atë si reagim primitiv dhe se e ka vërtetuar se e ka “mizën nën kapuq”.

“Është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës z. Pal Lekaj të kërkon largimin e një ambasadori të një shteti mik vetëm pse e tha një të vërtet të madhe që të gjithë qytetarët e Kosovës, e dinë dhe mendojnë. Në realitet z.Pal Lekaj, është hidhëruar se Ambasadori i Zvicrës ju ka thënë; mos vidhni po investoni në mirëqenie të qytetarëve. Kërkesa për largimin e Ambasadorit të Zvicrës nga Pal Lekaj është tregues i harbutërisë së qeverisjes së tanishme, të cilës fare nuk i bëjnë përshtypje vërejtjet për keq-qeverisje, si nga bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe nga opinioni publik. S’është faji i ambasadorit zviceran, që i bënë vërejtje të bazuar udhëheqjes kosovare. Reagimi primitiv i ministrit Pal Lekaj, vërteton se ky njeri e ka “mizën nën kapuç”siç thotë një fjalë e urtë. Në vend të turpërimit, vije në shprehje arroganca injorante e tij, që ka arritur nivelin e gangsterizmit, dhe me këtë janë duke u shembur urat e miqësisë me shtetet që kanë kontribuar më së shumti për vendin tonë”, ka theksuar ai.

Për Haki Latifin, vetëm shkarkimi këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik siç është Zvicra.

“E jo me dal me deklaratë „me largu ambasador“ sidomos si Zvicra vend mik i Kosovës e cila e ndihmon vazhdimisht në projekte të ndryshme Kosovën dhe popullin tonë, veç paramendoni ndihmën me ndal Zvicra për Kosovën edhe shumë shtete mike, ku do të ishim sot, prandaj kujtohet thënia e Presidentit Historik Dr. Rugova “Shtëpia mbahet me Miq”. Faleminderit shumë z. Ambasador Lebet, nuk fol vetëm në emër të Zvicrës, por e the publikisht edhe atë që e mendojnë qytetarët e ndershëm të Kosovës”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat