“Rexhep Hoti iu bie kambanave të PDK-së”

Politika

“Rexhep Hoti iu bie kambanave të PDK-së”

Nga: A.M. Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:18
Rexhep Hoti

Profesor dr. Binak Maxharraj, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka komentuar deklaratën e Rexhep Hotit, nënkryetar i PDK-së dhe Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, i cili ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq  që të dialogoj, pavarësisht krimeve të kryera në Kosovë.

 Sipas, profesorit, krimet e kryera te Serbisë në Kosovë nuk janë asgjë për Hotin, si dhe për krerët e partisë së tij.

“Ky farë Rexhep Hoti është tellalli që iu bie kambanave të PDK, gjithherë kur ju thotë Thaçi dhe Veseli. Regjep Hoti, nënkryetar i PDK dhe njëfarë koordinatori për rini dhe sport ne Qeverinë Haradinaj, e pas ka thanë një fjalë të madhe një sihariq që askush nuk e ka zbuluar deri më tani, kur paska drejtuar çetnikut Presidentit te Serbisë Aleksandër Vuçiq,"z. President na keni vra, por prapë duam të dialogojmë me ju". Kjo do të thotë se hajt na keni vra, na keni masakruar, na i keni përdhunuar motrat, vajzat dhe nënat tona, na e keni bërë Kosovën tokë të djegur, kjo nuk është asgjë për Hotin dhe krerët e Partisë së tij të cilët hy në dialog me Serbinë thua se në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë, as një e keqe nga ana e Serbisë”, ka thënë Maxharraj për “Bota sot”.

Për më tepër, ai shprehet se personat të cilët e duan vendin nuk duhet që të lejojnë që të hynë në dialog me Serbinë, pa kërkuar falje se dhe pa kërkuar llogari për të bëmat në Kosovë.

 “Por  njerëzit që e duan këtë vend, që sado pak të jenë patriot nuk do të lejonin që të hyhet në dialog me Serbin bile pa kërkim falje, pa kërkuar llogari për të gjitha ato të bëmë, për të gjitha ato dhimbje që i ka shkaktuar Serbia popullit të Kosovës gjatë luftës. Fakirat kanë hy në dialog me duar në xhepa, pa kurrfarë kushtëzimi për gjenocidin e Serbisë, kurse Serbia sot për një taks të përshurret e çon në këmbë gjithë botën, që nga Berlini e deri në Washington, dhe e ndërpret dialogun vetëm për këtë. Për shumë vite kanë hy në dialog për asnjë send, na kanë sjellë Marrëveshje të dhembshme që e dëmtojnë Kosovën dhe e avancojnë Serbin”, ka shtuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Maxharraj, ka potencuar se guxojnë te flasin gjithçka me Serbin, por nuk guxojnë të ju shkel këmba në Veri te Mitrovicës e cila de facto, që tani është Serbe, atje çdo gjë frymon serbishte e asgjë shqip.

Image
Binak Maxharraj

“Nga ana tjetër Serbia i bënë te gjitha këto shantazhe në pengimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtar dhe si thotë kush asgjë. A është ky një dialog i barabartë, i sinqertë jo se jo.. por këta tanët si të pa shkollë që janë, pa asnjë fije diplomacie i turren si “huti” në errësirë dialogut me çetniket të cilët që një shekull nuk e kanë ndryshuan qëndrimin ndaj Kosovës, që edhe sot me muajt e kapërdijnë të tërën për njëherë. Shkojnë edhe më larg sa që kanë guximin të dialogojnë me Serbin edhe për kufijtë, ndarjen, copëtimin korrigjim e çka mos tjetër, pa e pas mandatin e popullit, të partive politike, por as pëlqimin partisë se vet. Guxojnë te flasin gjithçka me Serbin, por nuk guxojnë të ju shkel këmba në Veri te Mitrovicës e cila de facto që tani është Serbe, atje çdo gjë frymon serbishte e asgjë shqip. Ja pra ky është marifeti i këtyre pushtetarëve tanë të cilët janë në gjendje ta sjellin Kosovën edhe në greminat me të mëdha. Se këndejmi edhe deklarata e Rexhep Hotit të cilin e respektoi si njeri, shkon në dobi, është bërë argat i punëdhënësve të vetë në PDK”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat