Zafir Berisha e quajti kryedebil Rrahman Jasharin e SBASHK-ut, analisti politik i kundërpërgjigjet

Politika

Zafir Berisha e quajti kryedebil Rrahman Jasharin e SBASHK-ut, analisti politik i kundërpërgjigjet

Nga: N.H Më: 30 mars 2019 Në ora: 22:58
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ditë më parë duke folur në seancën e jashtëzakonshme parlamentare ku po diskutohet për gjendjen në arsim, e ka quajtur Sindikatën e Arsimit “debile”, ndërkaq, kryetarin e saj “kryedebil”.

Deputeti ka kritikuar edhe arsimtarët dhe rritjen e pagave, që, sipas tij, është bërë në mënyrë të padrejtë.

Analisti politik, Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke e komentuar deklaratën e deputetit Berisha, ka thënë se deputetit i pozitës duhet të kërkoj falje për këtë.

“Profesioni Mësues – mision i shenjtë, vlerë kombëtare dhe pasuri e shtetit dhe shoqërisë, ndërsa Zafir Berisha vetëm një llomotitës. Të jesh mësimdhënës është një mision i shenjtë, i çmuar dhe i shtrenjtë. Jo rastësisht mësuesit gjithmonë moralisht janë respektuar nëpër mjediset ku kanë punuar. Ata përherë kanë dhënë maksimumin, sikurse thuhet janë shkrirë që të tjerët, ta kenë sa më mirë. Profesioni i mësuesit është mjaft i mirë, por edhe shumë i vështirë. Kjo thënie aq kuptimplotë dhe aq e thellë mund të kuptohet seriozisht vetëm nga ana e atyre arsimtarëve apo edukatorëve, dhe jo e disa debillave deputetëve siç është Zafir Berisha që i quan “dele” këtë profesion”, ka thënë Hertica për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai është shprehur se deklarata e fundit e Berishës është një fyerje e rëndë për mësimdhënësit, sepse këta të fundit në okupimin e regjimit serbo-sllav mësuan për liri.

“Mësuesi, dikur vlerësohej e konsiderohej si qenie hyjnore e mitike, sa që ishte krijuar përshtypja, e bëheshin pyetje se athua “a ngrenë bukë mësuesi”, e tani debili Zafir Berisha që del dhe fyen ketë elitë është turp, ai duhet tu kërkoi falje. Që të edukosh të tjerët duhet vetë të jesh i edukuar kështu që deputeti Berisha nuk ka edukatë individuale e lërë më gjatë, që të ndikosh drejtë te brezi i ri. Mësuesi me punën ndikon në personalitetin e brezit të ri, prandaj, duhet të jetë i sinqertë, i drejtë, i ngritur dhe i arsimuar në shkallë të duhur, këto veti i kanë të gjithë mësimdhënësit e Republikës, por jo edhe disa deputet të paedukatë dhe pa cip që luftojnë “desh” pa brina në parlament ku as që din të folin mirë dhe ti quan “dele mësuesit”, është një fyerje e rëndë, sepse këta mësues në okupimin e regjimit serbo -sllav mësuan dhe kënduan këngë për liri, ndërsa Zafir Berisha iku në male,duke u fshehur nga frika si një maçorr”, tha ai.

Në fund, analisti politik, apelon tek njerëzit që udhëheqin me shtetin dhe me institucionet që nga ato komunale dhe deri në instancat më të larta shtetërore që mos ta lëndojnë mësuesin.

“Ka shumëçka për të thënë për mësuesin- mësuesen dhe rëndësinë e tyre që ka profesionin e tyre të shenjtë në shoqëri, por në këtë rast po e mbylli duke apeluar deri tek njerëzit që udhëheqin me shtetin dhe me institucionet që nga ato komunale dhe deri në instancat më të larta shtetërore, mos ta lëndojnë mësuesin, sepse mësuesit iu dhanë edukatë dhe i drejtuan drejt jetës”, ka përfunduar Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat