Thirrja e Hotit për Vuçiqin: Krasniqi e godet fortë, e quan piun të Thaçit

Politika

Thirrja e Hotit për Vuçiqin: Krasniqi e godet fortë, e quan piun të Thaçit

Nga: A.M Më: 31 mars 2019 Në ora: 14:33
Rexhep Hoti dhe Aleksander Vuçiq

Njohësi i çështje politike, Faik Krasniqi, përmes një prononcim për “Bota sot” është shprehur se deklarata e nënkryetari të PDK-së dhe Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hotit tregon servilitetin tonë karshi Serbisë.

“Një deklarate e tillë e një zyrtari të shteti drejtuar presidentit të një shteti agresor, na keni vrarë, por prapë duam të dialogojmë me ju, tregon servilitetin tonë karshi Serbisë. Serbia nuk po ngutet që të dialogojë me neve, kurse disa zyrtarë tanë i kanë dhënë aq shumë zor”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi ka potencuar se  Hoti nuk është askush dhe as faktor që të vendos se kur do fillojë dialogu me Serbinë.

Image
Faik Krasniqi

“Deri diku e kuptoje Rexhep Hotin që jep deklarata të tilla, sepse ai nuk është gjë tjetër, veçse një piun i Hashim Thaçit, dhe piunet këtë rol kanë që të flasin për shefin. Sidoqoftë, Rexhep Hoti nuk është askushi dhe as faktor që të vendos se kur do fillojë dialogu me Serbinë. Me këtë deklarate e ka treguar servilitetin e tij karshi shefit dhe Vuçiqit. Karshi shefit duhet të tregohet servil, sepse fal shefit gjithmonë ka pasur poste, besa edhe media të shumta!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Ndryshe, Hoti i ka thënë presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiqit se: " z. President na keni vrarë, por prapë ne duam të dialogojmë me ju".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat