Profesori i Shkencave të Sigurisë: Shteti u gjunjëzua para bandave dhe kriminelëve!

Politika

Profesori i Shkencave të Sigurisë: Shteti u gjunjëzua para bandave dhe kriminelëve!

Nga: N.Sh Më: 31 mars 2019 Në ora: 15:10
Qeveria e Kosovës, foto ilustrim

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami thotë se, kriminaliteti i “Jakës së bardhë” ka marrë pengë Prokurorinë, Gjykatat dhe Policinë e Kosovës.

Islami për gazetën “Bota sot” e ka komentuar edhe mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë, bastoret dhe kazinotë.

Ai thotë se, institucionet e Kosovës vetëm sa po politizohen nga ardhja e qeverive të reja.

Sipas Islami, secila qeveri që po vjen ne pushtet në Kosovë, po e shkatërron punën e asaj paraprake, shkruan gazeta "Bota sot".

Islami pohon se, kjo garniturë e brishtë pak po mendon për zhvillimin e vendit.

“Institucionet e shtetit të Kosovës, në vend se të depolitizohen dhe të bëhet ç’kapja e tyre, sa vjen e shtohet ndikimi i tyre. Secila qeveri e cila po vijnë në pushtet, po e shkatërrojnë punën e njëra tjetrës, duke i vendos persona të tyre. Kosova e mbushur me krim të organizuar, korrupsion e nepotizëm sa vjen e shtohet”, pohon Islami.

Image
Avni Islami

“Kjo garniturë e brishtë, pak është ka mendon për zhvillim të vendit dhe prosperim. Bollë i fortë ish kanë ky popull, me sa duket ende ka me i durua këta matrapaz milionerë. E dhimbshme është se, gjykata, prokuroria dhe policia janë marrë “peng” nga kriminaliteti i “Jakës së bardhë”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Sa i përket mbylljes së lojërave të fatit nga Kuvendi i Kosovës, Islami pohon se, vetëm në kohën e komunizmit bëhet kështu, pasi shteti u gjunjëzua para bandave dhe kriminelëve.

“Mbyllja e lojërave të fatit nga Kuvendi i Kosovës, është bë si në kohën e komunizmit. Shteti i Kosovës u gjunjëzua para bandave dhe kriminelëve. Këtu vlen maksima “Qëllimi e arsyeton mjetin”, përfundon Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat