Alarm për Kosovën: Është arritur marrëveshja për këmbim territoresh me Serbinë, ja mundësia e vetme për anulimin e saj

Politika

Alarm për Kosovën: Është arritur marrëveshja për këmbim territoresh me Serbinë, ja mundësia e vetme për anulimin e saj

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 31 mars 2019 Në ora: 19:15
Harta e Kosovës

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se për Kosovën Lindore po vijnë ditë të mira.

Ai është i bindur se nuk ka opsion tjetër përveç bashkimit të Luginës me Kosovën.

“Disa fshatra të Leposaviqit dhe Zubin Potokut unë nuk i shoh në Kosovë, ose më mirë të themi jo domosdoshmërisht duhet të jenë në Kosovë. Janë fshatra serbe janë kthyer pas viteve të ’50-ta janë futur në Mitrovicë, në zonën komunale dhe adminisitrative, për qëllime të ndryshimeve demografike, sikur që është marrur Kosovës Lindore i janë marrur fshatra për të bërë ndryshime demografike në Kosovë. Bistrica e epërme, Bistrica e lartë, Ujmani janë të paprekshme”, ka thënë Haziri.

Por, a është kaq e thjeshtë bashkimi i Luginës më Kosovë dhe dhënia e fshatrave të veriut Serbisë?

Analistët politikë flasin për gazetën “Bota sot” dhe kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështje.

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Haki Abazi thotë se, zgjidhja e problemit me Serbinë nuk mund të jetë çështje e një partie dhe as një individi dhe aq më pak që duhet të kemi shumë kujdes nga deklaratat që parcialisht e vëjnë në shqyrtim këtë problematikë.

“Prioriteti i Kosovës është kthimi i funksionalitetit dhe legjitimitetit të institucioneve, arritja e knocensusist të brendshëm për interesin shtetërore dhe krijimi i kushteve të jetës për njerëzit që jetojnë”, thotë Abazi për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, krizat artificiale të prodhuar nga Thaçi janë metoda për të ikur përgjegjësisë për moszhvillim.

Image
Haki Abazi

“Politikanët e sidomos opozita nuk duhet të bijnë pre e taktikave të zhvendosjes së vëmendjes. Edhe sikur të jetë reale që Lugina të i bashkohet Kosovës këtë çështje nuk e bën të arritshme dëshira që është padiskutueshme, por puna strategjike e një Kosove dhe një Shqipërie të zhvilluar dhe të fuqishme ekonomikisht. Tani për tani në gjendjen të cilën janë të dyja vendet vështirësia primare është për ti mbajtur njerëzit të jetojnë në Kosovë dhe të mos e lëshojnë vendin”, potencon ai.

Abazi thekson se, as që behet fjalë për kapacitet qeverisëse e institucionale me arritë marrëveshje në favor të Kosovës dhe sidomos jo pas të gjitha refuzimeve kategorike të Gjermanisë dhe Anglisë për ndryshimin e kufijve.

“Nuk e besoj që poashtu ata që kanë qenë pjesë të delegacioneve dhe kane pranuar decentralizim etnik dhe poashtu kanë pranuar edhe asociacionin e komunave me shumicë serbe kanë ndonjë kredi politike për të qenë bartës të deklaratave që ngrisin mjegull dhe dyshim më shumë se sa që kontribuojnë zgjedhjes së problemeve”, thekson analisti politik Haki Abazi.

Ndërsa, opinionisti Dardan Islami thekson se, tashmë dihet që kemi një draft marrëveshje për këmbim territoresh.

Image
Dardan Islami

“Ky korrigjim i kufijve do të bëhet në baza etnike, dhe me njohje reciproke dhe ulëse në OKB! Politikanët e kanë kry punën e vet, tash vetëm do të pështjellin punë me deklarata herë pompoze herë shumë të paqarta për vota! I mbetet popullit të Kosovës, që ta pranoj apo ta hedh poshtë marrëveshjen e mundshme me Serbinë, me referendum! Nëse nuk ka eventualisht marrëveshje, atëherë duhet ta konsiderojmë edhe opsionin e bashkimit kombëtarë, kjo si pasojë nëse Rusia vendos që të mos e pranoj shtetin e ri të Kosovës, e kjo mund të na sjell pastaj në planin B”, potencon Islami për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat