Haziri e Thaçi të vetmuar, por po rrezikojnë shumë Kosovën me idenë famëkeqe për shkëmbim territoresh me Serbinë

Politika

Haziri e Thaçi të vetmuar, por po rrezikojnë shumë Kosovën me idenë famëkeqe për shkëmbim territoresh me Serbinë

Nga: N.Sh Më: 1 prill 2019 Në ora: 13:18
Lutfi Haziri dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ende është duke vazhduar idenë e tij për këmbim territoresh me Serbinë.

Ashtu si presidenti Hashim Thaçi edhe Lutfi Haziri ka pretendime që të marrë Luginën e Preshevës dhe të këmbej me disa fshatra në veri të Kosovës.

Deklarimet e Lutfi Hazirit nuk janë aspak të reja, thotë analisti politik, Leon Duhanaj, i cili shton se, Luta në vazhdimësi ka qenë i një vijë me z. Thaçi dhe, ka promovuar ketë ide.

“Por, një gjë duhet ta kenë të çartë edhe z. Haziri, edhe z. Thaçi se, Kosova nuk është pronë e tyre të cilën ua ka lanë baba apo gjyshi trashëgimi”, thotë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, për Kosovën duhet të respektohet mendimi i shumicës e i cili në ketë rast është kundër.

“Kjo nuk do të thotë që Haziri e Thaçi me shokë, të jenë me shumë të përkushtuar për shqiptarët e Luginës, përkundrazi. Por, dihet mirëfilli se të gjitha trojet për të cilat po flitet, kanë qenë dhe janë shqiptare. Në ketë kontekst, fjala shkëmbim territoresh nuk qëndron”, thekson ai.

Image
Leon Duhanaj

Sipas tij, të gjitha shtetet sllave këtu janë ndërtuar në truallin tonë dhe, jo rrallë herë ka patur shqiptarë që i kanë ndihmuar humbjes së territorit.

“Për mendimin tim, kjo lojë është e rrezikshme dhe e dëmshme për Kosovën. Ndoshta edhe do të triumfojë si ide. Por, mos harroni se problemi me serbët do të mbetet i njëjtë. Ata asnjë marrëveshje gjerë më tani nuk e kanë respektuar dhe, nëse shqiptarët pranojnë ta vendosin territorin dhe shtetësinë e Kosovës në tavolinë negociatash, atëherë fundi do t'i dalë shumë i zymtë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat