Fajtorët për zbrazjen e Kosovës, në institucione

Politika

Fajtorët për zbrazjen e Kosovës, në institucione

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 3 prill 2019 Në ora: 13:15
Foto ilustruese

Largimi i qytetarëve të Kosovës nga vendi i tyre për një jetë më të mirë drejt vendeve evropiane po vazhdon. Sipas raportit të Eurostat, Kosova që nga viti 2007 është vendi me zbrazjen më të madhe të popullsisë në Evropë.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se vendi është në krizë të madhe dhe se vajzat dhe djemtë në Kosovë i ëndërrojnë vizat më shumë se një vend pune, derisa qeveria si zgjidhje të problemit e sheh liberalizimin e vizave.

“Në këtë gjendje ekonomike pa perspektivë, numri i atyre që duan ta lëshojnë Kosovën është fatkeqësisht i madh. Vetë fakti që shumë vajza e djem sot në vendin tonë më përpara i ëndërrojnë vizat se një vend pune, tregon më së miri për krizën e thellë sociale e cila e ka pllakosur popullin tonë. Por tragjedia e vërtetë politike është kjo: i vetmi plan që ka Qeveria për ta zgjidhur këtë problem është liberalizimi i vizave. Dëshpëruese dhe e pafalshme”, ka shkruar Konjufca.

Se a kanë ndonjë plan për parandalimin e ikjes së qytetarëve nga Kosova, nga Qeveria nuk kanë kthyer përgjigje.

Shala: Mund të ketë elemente që tentojnë ta zbrazin Kosovën

Image
Drizan Shala

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ka mundësi që për zbrazjen e Kosovës të kenë ndikim agjenturat e huaja.

“Sipas të dhënave janë mbi 170.000 qytetar të cilët e kanë lëshuar Kosovën dhe janë duke qëndruar në vendet e EU-se kjo në një formëështë ndikuar drejtpërsëdrejti në fuqinë punëtore në Kosovë. Në lidhje se a ka mundësi që ndonjë agjenturë e huaj të ndikojë në këtë proces ne shikim të parë mund edhe të mos jete prezent ky element, por në plan të dytë mund të ketë elemente që tentojnë që përmes këtij procesi ta zbrazin Kosovën”, është shprehur ai.

Shala thotë se se Qeveria që nga paslufta nuk është marrë me nevojat e qytetarëve dhe duhet ta ndalë këtë trend, duke fuqizuar sektorin privat.

“Qeveria e Kosovës si çdo qeveri që nga paslufta nuk janë marrë me nevojat e qytetarëve duke tentuar që këta këtëçështje të bartin tek një qeveri në ardhje dhe kjo ka krijuar këtë situatë të pa përshtatshme për qytetaret e në veçanti për rininë nga mosha 20 deri 30. Pra, qeveria për të ndalur këtë trend, duhet që sektorin privat të fuqizojë dhe të ekuivalojë me sistemin publik të Kosovës dhe kështu të fillojë të zbusë këtë situatë të pa lakmueshme dhe tërrezikshme për Kosovën”, ka vlerësuar Drizan Shala për “Bota sot”.

Kadriaj: Nëse ka plane për zbrazjen, agjenturat e huaja po i gjejnë bashkëpunëtorët në institucione

Image
Mustafë Kadriaj

Ndërsa, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, lidhur me këtë çështje ka thënë se pas luftës qytetarët menduan se do të krijohej një vend që mund të jetohet dhe jo të iket, e kjo ëndërr filloi të shuhej në vitin 2007.

“Ndoshta është normale lëvizja e popullsisë në botë por qytetari i Kosovës me tu çliruar nga okupimi ka menduar që tani e tutje nuk duhet të mendohet ikja, por të krijohet jeta në Kosovë sepse edhe sakrifica për çlirim e kishte këtë kauzë, të krijon një vend ku mund të jetojmë. Pikërisht viti 2007 është viti kur qytetarit të Kosovës fillim t’i shuhet ëndrra që në Kosovë mund të krijohet një jetë normale dhe për të ardhmen fëmijëve. Përkundër, që Kosova shpalli pavarësinë korrupsioni i lartë dhe nepotizmi dhe ngjyrimi politik ne punësim duke nëpërkëmbur meritokracinë çdo ditë e më shumë shtohet pakënaqësia ku kulmoi viti 2015 duke i larguar afërsisht 100 mijë vetë dhe si duket kjo nuk ka tëndalur përkundër kërkesave në ambasadat eshteteve perëndimore”, ka thënë ai.

Sipas Kadriajt, nuk jemi të drejtë nëse akuzojmë agjentura tëhuaja për largimin e qytetarëve, pasi edhe po të kishte qëllime të tilla, politika e Kosovës do të duhej të ishte vigjilente.

“Nëse për çdo çalim kemi të drejtë t’i akuzojmë shtetet e huaja apo agjenturat e tyre për largim të qytetarëve, më së paku jemi të drejtë sepse edhe po të kishte qëllime për zbrazjen e popullatës politika në Kosovë dotë duhej të ishte vigjilente njëherësh edhe qeveria sepse paguhen për sigurim të një jete normale të qytetarëve. Aq më shumë edhe nëse ka plane për zbrazjen, parimisht agjenturat e huaja po i gjejnë bashkëpunëtorët në institucione dhe pikën ditore”, ka vlerësuar Kadriaj për “Bota sot”.

Ai vlerëson më tutje se, Kosova rrezikon të jetë një projekt i dështuar, nëse nuk merren masa për krijimin e besimit që këtu mund të jetohet.

“Njëherësh duhet të kujtojmë konspiracionet dhe komplotet nuk kanë të ndalur në botë por qeveria përmes mekanizmave do të duhej të ishte vigjilente dhe te merrte masa mbrojtëse dhe duhet të jemi të qartë që mos të presim në politikën globale por politika në Kosove ka dështuar duke u bërë argat i shërbimeve tëhuaja në dëm të interesit të Kosovës që duam, duke bërë që të largohen çdo ditë e mëshumë rina dhe fuqia punëtore nga Kosova si dhe duke mos i rifunksionuar pasuritë nëntokësore, Kosova po dëmtohet në imazh ndërkombëtar duke i dhënë argumente fqinjit verior që Kosova rrezikon të jetë një projekt i dështuar nëse nuk merren masa në krijimin e besimit që në Kosovë mund të jetohet”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

Lekë Musa: Për të gjitha jemi përgjegjës vet ne, dhe si rezultat kemi zbrazje

Image
Lekë Musa

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Lekë Musa, nuk beson se zbrazja e Kosovës është plan i agjenturave të huaja.

Ai për gazetën “Bota sot” ka thënë se arsyeja e ikjes së qytetarëve është për shkak të dështimit të qytetarëve për të ofruar një jetë të dinjitetshme për rininë dhe qytetarët, derisa ka korrupsion të shumtë dhe mungesë investimesh.

“Nuk e besoj që ka plan nga agjenturat e askujt, por është dështim i qeverive për të ofruar jetë të dinjitetshme për rininë dhe qytetarët. Kush është fajtor pse mungojnë vendet e punës në Kosovë, a mundet të fajësohet dikush tjetër përveç nesh? Korrupsion, mungesë investimesh, shkollim apo shëndetësi të besueshme. Natyrisht që për të gjitha jemi përgjegjës vet ne dhe si rezultat kemi zbrazje”, ka vlerësuar Lekë Musa.

Se si do të duhej të vepronte Qeveria, që ta ndalojë ikjen e qytetarëve nga Kosova, Musa thotë se duhet të hapë vende të reja pune, të përmirësojë klimën e biznesit dhe të krijojë ndërmarrësi të reja.

“Vende pune të cilat do të krijohen me qeverisje të mirë, duke përmirësuar klimën e biznesit, për të krijuar sa më shumë ndërmarrje të reja”, ka deklaruar Lekë Musa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat