Flet Isa Agushi i larguar nga LDK-ja, akuzon Lutfi Hazirin: Kjo është kundërpërgjigja e Lutës!

Politika

Flet Isa Agushi i larguar nga LDK-ja, akuzon Lutfi Hazirin: Kjo është kundërpërgjigja e Lutës!

Nga: A.M. Më: 3 prill 2019 Në ora: 17:44
Isa Agushi, Lutfi Haziri

 Ish kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Isa Agushi e ka konfirmuar largimin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Agushi për gazetën “Bota sot” ka thënë se shkaku i largimit të tij nga partia është mos vlerësimi dhe anashkalimi nga kryetari i Gjilanit, njëherësh edhe kryetari i degës së LDK-së në Gjilan.

“Po është e vërtet, shkaku Lutfi Hazirit i cili i stimulon dhe vlerëson njerëzit pa merita, kurse ata me merita i anashkalon dhe nuk ka hapësirë! I pa kënaqur me politikat e Lutës!”, ka deklaruar Agushi për “Bota sot”.

“Bota sot” ka kontaktuar edhe me kryetarin Haziri, i cili nuk ka dashur që të komentoj deklaratat e Agushit, duke thënë se do ta ketë respektin e tij.

“Nuk kam koment! E ka pas dhe ka me pas respektin”, ka potencuar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat