Pse Thaçi nuk e paditi Dick Martyn, i cili e akuzoi në raportin e tij?

Politika

Pse Thaçi nuk e paditi Dick Martyn, i cili e akuzoi në raportin e tij?

Nga: D. B. Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:18
Hashim Thaçi dhe Dick Marty

Duke folur rreth asaj se çfarë po ndodh me padinë e premtuar të presidentit Thaçi ndaj senatorit Dick Marty për shpifje, kur dihet se tashmë kjo Gjykatë ka filluar t'i thërras ish-bashkëluftëtarët e Thaçit për intervistim disa si të dyshuar e të tjerë si dëshmitarë, analisti politik Binak Maxharraj ka thënë për “Bota sot” se pikë së pari këta që po thirren si të dyshuar apo si dëshmitar nuk janë bashkëluftuar të Hashim Thaçit, pasi Hashim Thaçi me gojën e tij në një emision Francës ka "nejtë larg luftës".

“Të gjithë e dimë se Hashim Thaçi ka ndjetë në strofullën e tij dhe të tjerëve në Shtabin e Rognerit në Tiranë, dhe nga aty ai me pije e sefa ka përcjellë se si po vriste dhe masakrohet populli në Kosovë. Gjykata Speciale në Hagë është produkt i vet Kosovës. Kosova atë e përgatiti dhe e formoi me një vendim të Parlamentit të Kosovës, ku edhe vet Thaçi insistonte në të bile duke i bë presion edhe tek deputetet e Partisë së tij që ta votojnë këtë Gjykatë. Por kjo Gjykatë tanimë e ka nisur punën dhe kthim pas nuk ka, ani pse Kalorësit e Kosovës në pushtet u munduan ta ç’fuqizojnë atë me 21 dhjetor 2017 në fshehtësi më të madhe, në natën e errët. Por nuk kaloj se edhe kundrejt presionit që bënë në deputet, nuk i morën nënshkrimet e mjaftueshme nga deputetet për të bërë një gjë të tillë. Më e mira e së mirës do të ishte që të mos formohej kjo Gjykatë, por kjo erdhi edhe si pasoj se Kosova me këta pushtetar të pa aftë, të padijshëm dhe hajna, me këtë prokurori dhe gjykatë të kapur nga mafia mafioze politike”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, të tillët nuk u treguan të gatshëm që vetë në Kosovë të formojnë Gjykatën Speciale për krimet e luftës, sepse edhe po që se do të formohej do të dështonte, sepse nuk do të dënohej askush, edhe përkundër që ndoshta dikush ka bërë krime gjatë luftës.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Dhe kështu çdo gjë në këtë rrafsh dështoi me fajin e mafisë politike që u instalua në Kosovë gjatë gjithë periudhës së pas luftës, të cilët jo vetëm që se formuan këtë Gjykatë por edhe shkatërruan çdo gjë që ju erdhi përdore duke vjedhur kështu dhe plaçkitur Kosovën me themel. Por, populli thotë kur punët tua nuk i kryen vetë, ti kryejnë të tjerët. Kështu qe me ndihmën e Serbisë u gjet një njeri që ta nisë procedurën për themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Dhe për këtë punë u angazhua zvicerani, atëherë deputet në Parlamentin e Evropës Dick Marti, i cili e hartoi një dokument për krimet e luftës në Kosovë të bëra nga UÇK-ja. Në fillim ky Raport i Dick Marit në Kosovë nuk u morrë edhe aq seriozisht. Bile Hashim Thaçi i cili më së shumti përmendej në këtë Raport, pat deklaruar se do ta padiste Dick Martin. Ishte kjo e vetmja zgjidhje që të ndodhë, sepse ende nuk ishte formuar Gjykata Speciale”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, Hashim Thaçi jo vetëm që nuk e paditi Dick Martin, por ai nuk e paditi as Serbinë madje për gjenocid në Kosovë, bile as që kërkoj ndonjëherë falje nga Serbia për krimet e luftës.

“Kështu, Raporti i Dick Martit vazhdoi rrugëtimin e vet duke mbërri deri në Parlamentin e BE-së, me ç' rast edhe u nxor Rezoluta për themelimin e kësaj Gjykate e cila veç ka filluar të veprojë. Por tani pyesim se përse Kosova nuk po e ngritë padinë për shpifje ndaj Dick Martit, do të thotë së për këtë punë është shumë vonë dhe e pamundshme, kur veç tani ka nisë punën gjykata edhe me pëlqimin e shteteve me të mëdha dhe të Amerikës. Ngritja eventuale e ndonjë padije do të ishte e pa efektshme dhe assesi nuk do të ndalonte punën e Gjykatës. Kosova edhe kësaj radhe është vonuar shumë, siç po vonohet në të gjitha punët tjera madhore për vendin duke u marrë më shumë me vetveten dhe luftën midis tyre, deri në atë masë saqë krerët e shtetit nuk flasin e as komunikojnë me njeri tjetrin. “O tempora, o moris” do të thosha ka thënë analisti politik Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat