Me protesta të rrëzohet edhe Thaçi

Politika

Me protesta të rrëzohet edhe Thaçi

Nga: N.Sh Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:18
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Protesta duhet orientohen kundër presidentit Hashim Thaçi, pasi protesta kundër qeverisë e forcon pozicionin e Thaçit, vlerëson kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami.

Islami thotë se, nëse protestat marrin drejtim njëkahëshe vetëm kundër Ramush Haradinaj, kjo mund të jetë një skenar i përgatitur nga Kadri Veseli për ta forcuar pozicionin e Hashim Thaçit.

“Çdo protestë e cila organizohet njëkahëshe dhe merr drejtimin kundër qeverisë së z. Ramush Haradinaj në këto momente vendimtare për vendin e forcon pozicionin e Hashim Thaçit, pasi kjo mund të jetë një skenar mirë i përgatitur nga Kadri Veseli për ta rrëzuar dhe çuar Ramush Haradinaj në pension duke e përkrahur idenë e protestave për të forcuar pozicionin e Hashim Thaçit i cili sigurisht me këto protesta vetëm sa do të merr përkrahjen edhe më të madhe për dialogun me Serbinë. Prandaj unë personalisht nuk e përkrahi këtë ide. Do të përkrahja çdo protestë e cila orientohet direkt kundër Hashim Thaçit sepse e keqja e Kosovës është pikërisht Thaçi”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, duhet me pas kujdes nga skenarët e tillë që përpunohen në kuzhinat e SHIK-ut.

Image
Gazmend Islami

“Prandaj duhet pasur kujdes sepse skenarët e tillë përpunohen në kuzhinat e SHIK-ut dhe shumë liderë politik bien në grackën e kuzhinave të përgatitura mirë duke aluduar dhe duke menduar që po i qojnë proceset politike përpara, ndërsa faktikisht ato mund të jenë e kundërta, pra të kthehen bumerang në dobi të njeriut i cili e ka sjell Kosovën këtu ku jemi, pra Hashim Thaçit”, potencon Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat