LDK-ja duhet t’i prinë ndryshimit, LVV-ja me probleme të mëdha

Politika

LDK-ja duhet t’i prinë ndryshimit, LVV-ja me probleme të mëdha

Nga: D. B. Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:29
LDK-LVV

Në Kosovë nuk ka shumë seriozitet për veprim të përbashkët në spektrin opozitar, pasi gjithkush po mendon vetëm për veti.

Njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se këtu kemi një politikë egoiste për të marr pushtet, dhe këtu nuk është ideja e ndonjë platformë unike që duhet të ketë opozita për ndryshim të politikës ndaj qytetarëve të Kosovës nga korrupsion në rend dhe ligj.

Sipas tij, nga nepotizmi në barazi e tjera opozita e Kosovës nuk ka platformë unike për të ndryshuar sistemin qeverisë në Kosovë.

“Duket e logjikshme se do të bëhet një spektër i madh politik opozitar dhe intelektual, duke filluar nga iniciativa qytetare e deri tek OJQ, për të bërë një listë unike të kandidatëve për zgjedhje të jashtëzakonshme. Pra të gjithë po përgatiten ngadalë për zgjedhje por disa e kanë humbur idenë se çfarë të ndryshojnë në fushat, dhe çfarë fushate do të bëjnë. Pasi ende është larg ideja organizative për të bërë ndonjë ndryshim të madhe do të ishte mirë që LDK ti prinë ndryshimit, VV është me probleme të mëdha e ndarë dhe ende për brenda e përçara veç vet VV-së nuk ka me forcë asgjë. Ky subjekt po boshatiset nga anëtarësia në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe në Gjilan e gjetiu ka humb fuqia”, ka thënë njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat