“Në Parlamentin e ri Evropian pritet që të ikë prorusja Mogherini”

Politika

“Në Parlamentin e ri Evropian pritet që të ikë prorusja Mogherini”

Nga: G.B Më: 4 prill 2019 Në ora: 22:04
Frederika Mogherini

Njohësi i çështjeve politike Fadil Lepaja, është shprehur se taksa 100% ndaj produkteve serbe është instrument politik, që Serbia të reflektojë për interesat e veta.

“Taksa është instrument politik, për ta bërë Serbinë të reflektojë për interesat e veta dhe për ta penalizuar, kategoritë kosovare që për interesa të ngushta po bënin kompromise me Serbinë”, është shprehur ai për gazetën “Bota sot”.

Lepaja përmend dhe faktin se Mogherini pritet të zëvendësohet dhe me këtë pazaret në kurriz të Kosovës do të zhvlerësohen dhe bisedimet do të bien në binarë.

“Po ashtu, sipas të gjitha parashikimeve, në parlamentin e ri evropian pritet që të ikë prorusja Mogherini dhe të zëvendësohet me një politikan/e evrocentriste. Me këtë edhe pazaret e bëra në kurriz të Kosovës do të zhvlerësoheshin dhe bisedimet do të binin në binarë që qojnë kah integrimet evropiane”, ka deklaruar Fadil Lepaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat