Në këtë gjendje Kosovën e kanë sjellë liderët politik të Kosovës

Politika

Në këtë gjendje Kosovën e kanë sjellë liderët politik të Kosovës

Nga: D. B Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:09
Kosova

Politikanët shqiptarë në Kosovë punojnë me logjikën se ata e sollën pavarësinë dhe se shqiptaret dhe populli i Kosovës gjithnjë duhet paguar haraç për thënien e tyre “Unë e solla, unë dhe vetëm unë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo është mendësi e lidhjes së fatit të֝ kombit dhe shtetit për emra të përvetshëm të tipit primitiv bajraktareskë.

“Rrjedhimisht duke parë BE-në֝ në֝ këto qëndrime politike të ultë, ka ndjekur një politik izoluese për Kosovën me qëllim të lodhjes së popullit për të bërë kompromise në dëm të Kosovës gjatë procesit të dialogimit me Serbinë. Prandaj domosdoshmërisht duhet që dikush, nga opozita, apo shoqëria civile, apo edhe nga vullneti i mirë që të i ndalë këto proces denigruese për vendin. Pra në֝ rrethana kur populli është i lodhur dhe që kërkon shpëtim, atëherë nuk ka përzgjedhje të֝ modelit për shpëtim, por vetëm të shpëtohet dhe të jetohet. Prandaj kemi arritur në atë pikë, kur popullit dhe në֝ veçanti të rinjve nuk ju intereson Kosova, por ikja. E nëse e shtrojmë si pyetje, pse të֝ ndodh ky fenomen? përgjigjja është shumë e thjeshtë: Çka të presin ata djem e vajza, kur ju vriten ëndërrta e shpresat nga zëri institucional, për të qenë të barabartë me të rinjtë që janë bijtë dhe bijat e politikanëve, kur dëgjohet zëri nga përfaqësuesit e popullit se dëshiron të i punësojë vetëm ata që i përkasin partisë dhe të afërmit e tyre. Kur nuk kanë mundësi arsimi e zhvillimi të barabartë me ata që nga djersa e popullit gëzojnë lluks të pa mëritura,” ka thënë Haziri.

Ai konsideron se të rinjtë do të ikin dhe Kosova do të mbetet në duart e bajraktarëve kompromisës që BE-ja po kërkon.

Image
Ismet Haziri

“Prandaj, jo se është e pëlqyer anarkia, por VV dhe opozita duhet të ju dalë në ballë qytetarëve për interesin e Kosovës për të mbrojtur popullin dhe Kosovën. Kosova dhe populli shqiptarë ka dhënë mjaftë për çmimin e lirisë, prandaj Kosova dhe liria e saj, janë me çmime shumë më֝ të larta, se akomodimi i elitave politike në֝ fotelet e luksit. Këto çmime janë për më֝ shumë se një shekull përndjekje, burgosje, vrasje, masakrime dhe duke ju bashkuar me çmimin e lirisë përfundimtare të trojeve të Dardanisë së ngushtë me 15 mijë viktimave të luftës mbi 20 mijë֝ dhunime, shumë masakrime. Kurse strategjia e tokës së djegur që është segregacion, shkatërrimi i gjithçkaje që ka paraqitur identitet dhe vlera kombëtare për shqiptarët si popull autokton. Pra ne duhet të i instalojmë disa parime të cilat nuk i kemi dhe mungesa e tyre është ne dëmin tonë. Me ketë dua të them se mëkatet politike janë shumë të mëdha duke shuar perspektivën dhe duke e kthyer Kosovën nga një djep të atdhetarisë në një varrezë masive të ëndrrave dhe shpresave te rinis, ku te vetmen kërkesë e kanë֝ që ta sigurojnë një pasaportë dhe mundësia e ikjes” ka thënë Haziri.

Sipas tij, këtë gjendje nuk e ka sjellë askush tjetër, as BE-ja e as Serbia por liderët politik të Kosovës.

“Pikërisht pse Kosova është në këtë gjendje gjërat duhet prerë, koha e humbur është kohë e çmuar për Kosovën, në veçanti kur ne po humbim pjesën ma vitale të popullit. Ne duhet të kemi respekt për moshën e rritur, por një vend ku nuk dëgjohen “Ninullat” dhe një vend ku mungon rinia, mungon gëzimi, kënaqësi e hareja, mungon zhvillimi dhe forcimi, andaj ndryshimet janë të domosdoshme, por të jenë esenciale, përmbajtjesorë. E keqja nuk vjen nga politika, por nga një sistem i instaluar pa llogaridhënie dhe ku secili pushtet paraqitët pashallëk ne veti, sikur që Kosova të mos kishte Kushtetutë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat