Paralajmërimi i rrezikshëm: Nga dialogu privat Thaçi-Vuçiq mund të bëhet edhe luftë Ballkanike!

Politika

Paralajmërimi i rrezikshëm: Nga dialogu privat Thaçi-Vuçiq mund të bëhet edhe luftë Ballkanike!

Nga: D. B Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:41
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Dialogu me Serbinë është thënë se duhet të kthehet në pikën zero, dhe bashkë me këtë duhet të shkohet në zgjedhje të reja për të fituar legjitimitetin politik dhe se ekipi dialogues dhe Ligji për Dialogun janë antikushtetues.

Por në lidhje me atë se sa mund të ketë efekt kthimi i dialogut dhe a mund jetë pozitiv dhe të distancohet nga ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh, njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë se dialogu me Serbinë bëhet i efektshëm vetëm pa pjesëmarrjen Thaçit, pasi koha tregoi se bisedat e Thaçit dhe Vuçiqin për shkëmbime territoresh kanë qenë pasive, stagnuese, të palëvizshme, jo të begatshme dhe shumë të rrezikshme për Kosovën.

Profesor Mehazi ka thënë për “Bota sot” se dialogu i Thaçit me Vuçiqit ka qenë aq i pasinqertë për Republikën e Kosovës, saqë ky dialog sjelli edhe kundërthënie të mëdha të qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë.

“Tanimë dialogu i Thaçit ka humbur kuptimin e marrëveshje Serbi-Kosovë, madje edhe kundërthëniet e qeverisë së Kosovës me atë Serbe janë bërë të rrezikshme deri në një dialog tjetër humnerash luftarake. Dialogjet të pasinqerta të Thaçit dhe Vuçiqit për ndarje territoresh kanë shtuar kobshmëri politike mes dy shteteve. Debakli bisedues i Thaçit me Serbinë ka shtuar po ashtu pakënaqësi e inate politike të të dy palëve”, ka thënë profesor Mehazi.

Sipas tij, dialogu i dështuar tanimë ka shtuar inate politike edhe të Haradinajt me Vuçiqin deri në atë masë kërcënuese ndaj njëri tjetrit.

Image
Prof. Sulejman Mehazi

“Pikërisht për këtë gjendja momentale e dy shteteve Ballkanike është dialogu i humnerës dhe rrezikshmërisë për kërcënime armësh ndaj njëri tjetrit. Aq janë kryqëzuar kundërthëniet politike Serbi-Kosovë, saqë më afër është krisma e armëve sesa dialogu paqësor i Kosovës me Serbinë. Nëse dialogu më Serbinë bëhet në mënyrë legjitime me qeverinë e Kosovës në krye me Haradinajn, mund të bëhet diçka e mirë për Kosovën, nëse përsëritet dialogu privat i Thaçit me Vuçiqin jo që dëmtohet Kosova po mund të bëhet dhe luftë Ballkanike”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat