Detaje të pathëna për tentimin e puqit politik ndaj Ibrahim Rugovës

Politika

Detaje të pathëna për tentimin e puqit politik ndaj Ibrahim Rugovës

Nga: D.RR Më: 5 prill 2019 Në ora: 17:22
Adem Demaçi, Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja

Ish anëtari i PPK-së, Sali Rexhaj në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur për një tentim puqist ndaj ish presidentit Ibrahim Rugova në vitet e 90-ta.

Ai duke folur për largimin e tij nga PPK-ja, ka thënë se kjo erdhi për shkak se refuzonte të bëhej pjesë e organizimit për puq politik ndaj Ibrahim Rugovës. Madje, Rexhaj thotë se e lajmëroi Rugovën për këtë tentativë.

“Largimi im nga PPK-ja ndodhi pasi publikisht e kundërshtova Konsulltën e vitit 1996 sepse e dija se po përgatitej puq kundër Rugovës. Për një gjë të tillë e pata njoftuar Rugovën dhe disa ambasada të rëndësishme. Për dështimin e Konsultës në të cilën nuk erdhi Rugova, më fajësuan mua dhe më suspenduan nga kryesia e PPK. Në prag të konsultës në seli të PPK-ës vinin Hydajet Hyseni, Skender Kastrati, Adil Pireva, Selatin Novosella, Ismail Kastrati, sepse aty përgatitej gjoja konsulta të cilën e prezantonin si ide të PPK-ës. Por në kryesi nuk kishim vendosë për një gjë të tillë. As për rendin e ditës as për pjesëmarrësit në të”, thotë ai.

Image
Sali Rexhaj, ish anëtar i PPK-së

Rexhaj tutje tregon se puqin e përgatiten Demaqi, Qosja e Bakalli, e këta pritej që t’i prinin Këshillit për Shpëtim Kombëtar.

“Pra ky puq ishte përgatitë diku tjetër, në mbledhje të fshehta të cilat të burgosurit i mbanin rregullisht. Se po organizohen këso mbledhjesh unë e dija sepse një politikanë tash deputetë në Kuvendin e Kosovës, më tregonte. Puqin e përgatiten Demaqi, Qosja e Bakalli, këta pritej që t’i prinin Këshillit për Shpëtim Kombëtar”, tregon Rexhaj për “Bota sot”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në portalin dhe gazetën e shtypur “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat