“Kryeministri taksën po e përdor për konsum të brendshëm”

Politika

“Kryeministri taksën po e përdor për konsum të brendshëm”

Nga: N.H Më: 5 prill 2019 Në ora: 22:50
Ramush Haradinaj

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se vendimi për taksën 100 për qind ka qenë i gabuar dhe i ngutshëm, pasi nuk ka pasur strategji – raporton Periskopi.

O’Connell ka thënë se ndërkombëtarët e kuptojnë pse Kosova ka ndërmarrë një veprim të tillë, por sipas tij, do të duhej të mendohej më gjatë para se të ndërmerrej.

Edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se qëllimi i taksës nuk është menduar.

Ai duke folur për gazetën, ka thënë se taksa tani e tutje më nuk ka kuptim, sepse, sipas tij, tani më i ka arritur të dy efektet ndaj Serbisë, si politike dhe ekonomike.

Image
Mustafë Kadriaj

“Qëllimi i taksës është normale që nuk është menduar për efekt ekonomikë, sepse nuk ka pas sens, pasi jetojmë në ekonomi të tregut dhe njëherit Kosova është anëtare e CETA-s dhe nënshkruese e MSA-së, por qëllimi taksës ka qenë reagim i Kosovës ndaj Serbisë si rezultat i atakimit të Kosovës në të gjitha proceset ndërkombëtare. Me ketë vlerësoi që edhe ambasadori nuk ka dhënë vlerësim të drejt për kundër respektit si ambasadë nga një vend mik, por taksa tani e tutje më nuk ka kuptim, sepse tani më i ka arritur të dy efektet ndaj Serbisë, si politike dhe ekonomike. Serbia e ka kuptuar që Kosova mund të vendos masa reciprociteti në raport me Serbinë dhe njëherit iu është bërë me dije Serbisë që Kosova është shtet, dhe krahas saj ndikimin ekonomik duke ulur eksportin e Serbisë në ndërtimin e tregut të Kosovës që krahas saj tani me konsumatori e injoron produktin me kodin 860 zero, pra me origjine serbe”, ka thënë Kadriaj.

Me tej ai është shprehur se edhe ambasadori duhet të ketë të qartë që Kosova nuk e ka pasur disponimin për veprime të kësaj natyre.

“Kështu që edhe ambasadori duhet të ketë të qartë që Kosova nuk e ka pasur disponimin për veprime të kësaj natyre, dhe natyrisht që nuk është paramenduar dhe njëherit është e natyrshme që nuk ka pasur strategji ekonomike sepse siç e ceka me lart jetojmë sipas parimeve të tregut”, ka thënë ai.

Në fund, Kadriaj nënvizon se nëse Haradinaj heq taksën mund edhe të bie qeveria, që për këtë të fundit do të ishte humbje politike.

“Por, mendoj që tani e tutje kryeministri i vendit më nuk ka arsye, por si duket më shumë po e përdor taksën për konsum të brendshëm politik, njëherit duke i mbuluar dështimet e qeverisëse përmes taksës ndaj Serbisë. Me këtë mendoj që kryeministri do të përdorë taksën në përfitim politik, në rast të shkuarjes në zgjedhje, por njëherit po ia zgjatë vetës mandatin qeverisëse, sepse me të hequr taksën mund të bie qeveria që për kryeministrin aktual do të ishte humbje politike”, ka përfunduar Kadriaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat