Kërkohet protestë për rrëzimin e Thaçit!

Politika

Kërkohet protestë për rrëzimin e Thaçit!

Nga: A.M Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:19
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka kërkuar që protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, mos përqendrohet vetëm në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës , por edhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kurrë nuk është vonë që të protestohet për rrëzimin e Qeverisë. Protestat nuk duhet të përqendrohen vetëm në rrëzimin e Qeverisë, por edhe të Presidentit Thaçi, sepse ai mban pjesën më të madhe të fajit për gjendjen në të cilën”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Ai e sheh si shqetësuese deklaratën e Lidhjes Demokratike të Kosovës , që sipas tij kjo tregon mos interesim të rrëzimit të Qeverisë.    

Image
Faik Krasniqi

“Është shqetësuese deklarata e LDK-se që nuk do t'i bashkohen protestave të Vetëvendosjes. Kjo tregon që ata nuk janë të interesuar për rrëzimin e Qeverisë, ose z. Mustafa ka plane tjera. Se pari të rizgjidhet edhe për një mandat kryetar i LDK-së, e pastaj të bëj ndonjë kombinim me Hashim Thaçin. Nëse kjo Qeveri vazhdon të Qeverise akoma, atëherë është faji i kryetarit Mustafa dhe gardës së vjetër të LDK-së!”, ka thënë Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat