A duhet të kthehet dialogu në pikën zero? Flet analisti politik

Politika

A duhet të kthehet dialogu në pikën zero? Flet analisti politik

Nga: N.H Më: 7 prill 2019 Në ora: 20:17
Mogherini dhe Ekipi negociator

Dy partitë më të mëdha në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po kërkojnë në vazhdimësi që faza finale e dialogut të fillojë prej pikës “zero”, bashkë me këtë të shkohet në zgjedhje të reja për të krijuar institucione tjera me legjitimitet politik. 

Analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nga pala serbe kemi rënë shpesh në kurthin sikur jemi fajtorë e xhelatë si serbët të barabartë.

Ai ka theksuar se nga bisedimet me Serbinë kërkesat e përfaqësuesve të shqiptarëve kanë qenë minimaliste.

Image
Rexhep Shahu

“Unë nuk e di a duhet nisë dialogu nga pika zero, por dialogu shqiptaro-serb duhet parë nga shqiptarët si dialog nga dy shtete. Mendoj se në shqiptarët e kemi konsideruar veten si koloni e Serbisë, si vasale dhe sikur i lutemi Serbisë të na dhurojë disa të drejta. Kemi rënë shpesh në kurthin serb sikur jemi fajtorë e xhelatë si serbët të barabartë. Përfaqësuesit e shqiptarëve në bisedime dhe platforma jonë besoj se kanë qenë minimaliste”, ka thënë Shahu, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, njohësi i zhvillimeve politike, është shprehur se nga dialogu më Serbinë, shqiptarët  duhen biseduar kërkuar e zgjidhur çështjet kapitale kadastrat, shërbimet sekrete, borxhet dhe dëmet e luftës.

Gjersa, në fund ka bërë me dije se nuk ka tagër askush të falë e dhurojë në emër të Kosovës.

“Mendoj se me Serbinë duhen biseduar kërkuar e zgjidhur çështjet kapitale kadastrat, shërbimet sekrete, borxhet, dëmet e luftës dhe nuk ka tagër askush të falë e dhurojë në emër të Kosovës. Është e palejueshme që më Serbinë të flitet për lule për targa makinash dhe të shfaqet inferioritet para serbeve. Serbët e kanë humbur luftën dhe Kosovën dhe duhen këpute gjithë fijet e varësisë e poshtërimit”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot”, Rexhep Shahu, analist politik.

Ndryshe, anëtari i ekipit negociator në dialogun me Serbinë, Enver Hoxhaj, është shprehur se nuk mund të bëhet kthimi i dialogut në pikën zero, sepse sipas tij një gjë e tillë nuk i ndihmon Kosovës.

Ai theksoi se pika e vetme për të cilën duhet të luftohet është kompletimi i sovranitetit të Kosovës me ulëse në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat