Çlirohu Nasim Haradinaj, verbimi ua ka mbyllë sytë!

Politika

Çlirohu Nasim Haradinaj, verbimi ua ka mbyllë sytë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 8 prill 2019 Në ora: 09:04
Nasim Haradinaj

Urrejtja ndaj sukseseve të të tjerëve Nasim Haradinajt po ia mbyllë sytë!

Urrejtja e tij ndaj presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës nuk ka të ndalur.

Nasim Haradinaj, sa herë që i epet mundësia të flas para kamerave televizive, përveç skuqjes në fytyrën e tij, dhe deklaratave skandaloze për kundërshtarët, për asgjë tjetër nuk do të mbahet mend.

Haradinaj shpreh fobinë e tij ndaj Rugovës, fobi kjo që do t’i përcjellë deri në ditën e fundit të jetës së tyre, pra deri në vdekje!

Nuk është vetëm Haradinaj që do të mbahet mend për deklarata skandaloze ndaj njerëzve të shquar të Kosovës, ai ka kritikuar edhe ndërkombëtarët.

Së fundmi, nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shprehur urrejtjen që e posedon ndaj zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ish presidentit, Ibrahim Rugova.

Haradinaj ka thënë se nuk e njeh Ibrahim Rugovën, si ish president të vendit.

Deklarata të njëjta për presidentin Rugova kemi dëgjuar në vazhdimësi edhe nga njerëz të tjerë të cilët mbajnë funksione edhe shtetërore.

Njëjtë ka pas deklaruar edhe presidenti aktual Hashim Thaçi. Por tash, shkon e derdh lot krokodili pranë varrit të Rugovës.

Nasim Haradinaj, do të mbahet në mend për deklaratat banale kundër ambasadorit amerikan në Kosovë dhe deklaratës skandaloze që bëri për vrasjet politike të veprimtarëve të LDK-së.

Haradinaj, me kapacitetin e tij “intelektual”, e kishte ofenduar ish ambasadorin amerikan Greg Delaëie, duke e quajtur palaqo, pasi ky i fundit kishte kërkuar që të mos të votohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Ndërsa, hera e dytë ishte teksa Delaëie e ka komentuar dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, i cili ishte larguar nga Prokuroria për të shkuar në Amerikë, pas kërcënimeve dhe shantazheve që ia kishin bërë njerëzit e UÇK-së, pas një liste të bërë me emrat e rremë të veteranëve.

“Shpesh del dhe flet për sende që s’i takojnë atij”, është shprehur Haradinaj për Delaëie.

Por, Nasim Haradinaj, mbahet mend edhe për një tjetër deklaratë skandaloze.

Ai duke i komentuar vrasjet politike të cilat ndodhën pasluftës në Kosovës, sidomos ndaj zyrtarëve dhe veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte shprehur se kjo nuk është “punë e madhe që u vranë njerëzit e LDK-së”.

Një deklarata e tillë, është dashur të hetohet nga Prokuroria e Kosovës, mirëpo, në Kosovë të gjithë e dimë se njerëzit e UÇK-së, kundërshtarët e LDK-së apo edhe LVV-së, i kanë në dorë të gjitha institucionet e shtetit, në këtë rast edhe Prokurorinë dhe Gjykatat.

Por, ajo deklaratë e Nasim Haradinajt, tregon edhe një të vërtetë të madhe, e cila sot apo nesër duhet të zbulohet.

Ai, me apo pa dashje, tregon qartë se njerëzit e UÇK-së, dhe kundërshtarët e përbetuar të presidentin historik dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së.

z. Nasim Haradinaj, nëse vet nuk jeni i përlyer në vrasjet politike, atëherë pse vjen me një deklaratë të tillë?

Pse ju pengon Gjykata Speciale, kur dihet se Gjykatat dhe Prokuroritë e Kosovës nuk guxojnë të marrin vendime për dënime për “komandantët” e luftës.

z. Haradinaj, a mund të na tregoni më “mendësinë” tuaj politike dhe intelektuale pak më shumë për vrasjet që ndodhën gjatë luftës dhe pas saj.

A mund të na tregoni për vrasjet tinëzare të kolonel Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevci, Sali Çkaj, Ali Ukaj, Xhemal Mustafa, Enver Maloku, Tahir Zemaj, Ismet Raci, Shaban Manaj e shumë e shumë veprimtarë të tjerë, që vrasësit e tyre sot enden të lirë në Kosovën tonë të dashur e te uzurpuar nga njerëzit e luftës, konkretisht “komandantët”?

Si t’i quajmë dhe pse ndodhën këto vrasje? Cili ishte motivi i tyre? Kujt i penguan këta njerëz? Pse ndodhën vrasjet edhe në luftë, pasi pas luftës arsyet ishin të marrin pushtetin në dorë dhe mos ta lëshojnë edhe sot e 20 vjet nga përfundimi i luftës?

Por, në luftë, në kohën kur përballë kishit armikun serbë, si ndodhi që të vriten shokët e luftës në vijën e frontit, e disa prej tyre edhe në tradhti pas shpinë?

A është bërë “punë e madhe” kjo?

Z. Haradinaj, “komandantët” asnjëherë nuk e kthyen kokën nga luftëtarët e UÇK-së, asnjëherë nuk i ndihmuan ata që luftuan dhe që dhanë gjithçka për Kosovën.

Madje nuk i ndihmuan as ata që mbetën pa gjymtyrët e trupit të tyre, as familjet e dëshmorëve që ranë për këtë tokë, e as veteranët e vërtetë të UÇK-së.

Kjo kauzë ka sjellë edhe vetëvrasje tek ish-ushtarët e UÇK-së, e këtë gjë nuk bënë të harrojnë as qytetarët e Kosovës e as OVL e UÇK-së!

z. Haradinaj, edhe njëri prej luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ndoshta një kundërshtar i juaji i pasluftës po e lëshon Kosovën. A nuk është kjo turp për juve, për Qeverinë, për presidentin dhe gjithë ata që u pasuruan në krahë të luftës, në Kosovën e lire!?

Çlirohu Nasim Haradinaj, verbimi ua ka mbyllë sytë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat