Ramush Haradinaj i padëshiruar te Amerikanët

Politika

Ramush Haradinaj i padëshiruar te Amerikanët

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 8 prill 2019 Në ora: 13:52
Ramush Haradinaj në Detroit

Kryeministri Haradinaj, për herë të parë në këtë mandant, ka vizituar zyrtarisht Amerikën, por atje nuk u prit nga zyrtarët e këtij shteti.

Ai takoi vetëm shqiptarët e Malësisë dhe ambasadoren Vlora Çitaku, e këtë të fundit e kritikoi më herët duke e quajtur ambasadore të Thaçit.

Analisti politik Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se injorimi i Haradinajt nga zyrtarët amerikanë,  do të thotë që ke shkuar për vizitë private, e jo zyrtare siç e paralajmëroi.

“Kur shkon në SHBA dhe nuk takohesh me asnjë zyrtarë amerikan, qofshin edhe zyrtarë të thjeshtë amerikanë, do të thotë që ke shkuar për vizitë private. Ose për të shëtitur. Unë them se vizita e kryeministrit Haradinaj në SHBA është bërë për një arsye të vetme, t'i shuaj zërat për shkak të refuzimit të vizës për lutjen e mëngjesit. Menjëherë si shkoi atje nxori një foto nga një ndërtesë e një hoteli ku qëndronte”, tha ai.

Krasniqi mendon se SHBA-të po e refuzojnë edhe për shkak të keqqeverisjes në Kosovë, e jo vetëm për shkak të qëndrimit për taksën.

“Kryeministri Haradinaj s'ka pse t'i dëshmoj askujt fantazi dhe përralla. Nëse SHBA të injoron, s'do të thotë që e ka injoruar për shkak të taksës ndaj Serbisë, por për shkak të mos punës brenda Kosovës. Eliot Engel është mik i madh i shqiptarëve, dhe mos të takohet me një njeri të tille që ka peshë të madhe në politikën amerikane, është sinjal shumë negativë për kryeministrin”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat