Flasin nga Vetëvendosje: Zgjedhjet e parakohshme të domosdoshme

Politika

Flasin nga Vetëvendosje: Zgjedhjet e parakohshme të domosdoshme

Nga: N.H Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:16
Lëvizja Vetëvendosje

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, nga radhët Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë më të domosdoshme se asnjëherë.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thekson se pasi KQZ-ja është funksionalizuar, kjo e fundit është e gatshme edhe për organizimin e zgjedhje të reja.

“KQZ është organ i përhershëm kushtetues që e ka përgjegjësi ligjore e kushtetuese organizimin e zgjedhjeve. Tash që KQZ u funksionalizu, është e gatshme për organizimin e zgjedhje. Ndërsa, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë më të domosdoshme se asnjëherë, marrë parasysh keqqeverisjen, skandalet e përditshme, hajninë e punësimet familjare”, ka thënë Rustemi i VV-së për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Rrustemi ka nënvizuar se vendit i duhet një qeverisje me legjitimet, të pastër e të aftë për zhvillim.

Image
Adnan Rrustemi

“Vendi meriton dhe duhet ta ketë një qeverisje me legjitimet, të pastër e të aftë per zhvillim, kurse qytetarët meritojnë të kenë jetë më të mirë e perspektivë”, ka përfunduar anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje”, në vazhdimësi shprehin gatishmërinë e tyre që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat