A po ia mban Bashkimi Evropian anën Serbisë? Tregon Zogaj

Politika

A po ia mban Bashkimi Evropian anën Serbisë? Tregon Zogaj

Nga: G.B Më: 8 prill 2019 Në ora: 22:49
Ilustrim

Heqja e taksës po kërkohet sërish që të hiqet. Bashkimi Evropian përmes zëdhënëses Maja Koçijancic ka kërkuar nga Kosova, që ta heq taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, në mënyrë që të vazhdohet dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Se a po ia mbanë anën Serbisë Bashkimi Evropian. njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se BE e ka për detyrë të kërkojë heqjen e taksës dhe Qeveria duhet të shikojë planet për taksën.

“Maja Koçijançiç e ka për detyrë të kërkojë nga Kosova heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, sepse është një mundësi për vazhdimin e dialogut. Ky është qëllimi i BE-së, por Qeveria e Kosovës duhet të shikojë planet e veta dhe të vendos sipas asaj që e ka planifikuar taksën”, është shprehur ai.

Image
Skënder Zogaj

Sipas Zogajt, BE nuk po ia mbanë anën por po e këshillon për taksën dhe diçka duhet të fillojë që ndryshojë, duke shtuar se taksa duhet të zvogëlohet në suaza të normalitetit reciprok!

“Nuk mendoj se BE-ja po ia mbanë anën Serbisë, se po të ishte kjo, BE-ja në mënyrë urdhërore do ta kishte detyruar Kosovën që ta heq taksën brenda 2 orësh! Pra, BE-ja është duke ia mbajt anën Kosovës, të cilën po e këshillon që të bëjë diçka me taksën, e cila nuk mund të qëndrojë përjetshëm. Pra, diçka duhet të fillojë të ndryshojë, dhe, pse jo, taksa është një mundësie e shkëlqyer për palën kosovare që të tregojë se di edhe të lëshojë pe kur ia kërkojnë miqtë, siç është BE-ja, Maja Koçijanqiq dhe miq të tjerë! Unë mendoj se tarifa e taksës duhet të zvogëlohet në suaza të normalitetit reciprok”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat