Serbia jo e gatshme për dialog, ajo e ka dëshmuar mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel

Politika

Serbia jo e gatshme për dialog, ajo e ka dëshmuar mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel

Nga: D. B Më: 9 prill 2019 Në ora: 15:22
Faik Krasniqi

Bashkimi Evropian (BE) duket se është neutrale ndaj statusit të Kosovës, që do të thotë se nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe pikërisht për këtë akoma po funksionon status-quo në dialog.

Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Serbia nuk është e gatshme për dialog, sepse deri më tash e ka dëshmuar një gjë të tillë me mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, kurse Kosova po.

“Dialogu në këtë format, dhe me këtë udhëheqje aktuale të BE-së dhe pa pjesëmarrjen e SHBA-së është e pamundur të vazhdoj dhe të ketë një marrëveshje përfundimtare mes të dyja shteteve. Megjithatë mbesim të shpresë se pas zgjedhjeve, në BE çdo gjë do të rregullohet për qytetarët e Kosovës, jo vetëm sa i përket liberalizimit të vizave, por edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat