Pse po vonohen aktakuzat nga Specialja? Përgjigjet avokati Berisha

Politika

Pse po vonohen aktakuzat nga Specialja? Përgjigjet avokati Berisha

Nga: N.H Më: 9 prill 2019 Në ora: 21:04
Selia e Gjykatës Speciale

Ishte viti 2015, kur Kuvendit i Kosovës kishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.

Edhe pse kanë kaluar katër vite që nga formimi i Speciales, ngritja e aktakuzave të para nga kjo gjykatë ende nuk ka ndodhur, dhe nuk dihet ende kur pritet të ndodhë një gjë e tillë.

Sipas avokatit Berisha hetimet për krimet e luftës marrin kohë dhe janë komplekse.

Besnik Berisha në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se derisa janë duke u zhvilluar hetimet nuk mund të ketë edhe ngritje të aktakuzave.

Image
Besnik Berisha

“Hetimet për krimet e luftës janë çështje komplekse dhe natyrisht se marrin kohë më shumë se sa hetimet në çështje të ndryshme penale. Përderisa janë duke u zhvilluar hetimet, natyrisht se nuk mund të ketë ngritje të aktakuzave për asnjë nga personat e dyshuar”, ka thënë Berisha për gazetën “Bota sot”.

Avokati Berisha ka theksuar se kjo vonesë mund të konsiderohet si sinjal që Prokuroria e kësaj gjykate po përballet edhe me mungesë provash.

“Vonesa në ngritjen e aktakuzave mund të konsiderohet si sinjal që Prokuroria po përballet me mungesë provash për një veprim të tillë dhe është vështirë të thuhet nëse do ketë apo jo aktakuza të ngritura brenda këtij viti”, ka theksuar avokati.

Në fund, ai ka nënvizuar se sa më shumë kohë që merr ky proces, aq më larg do të jetë edhe procesi i ngritjes së aktakuzave.

“Sa më shumë që kalon kohë dhe nuk ka avancim të hetimeve dhe sigurim të provave të ligjshme dhe kredibile, aq më larg do të jetë procesi i ngritjes së aktakuzave”, ka përfunduar Besnik Berisha, në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat