“SHBA dhe BE po ia mbajnë anën dialogut dhe jo palëve"

Politika

“SHBA dhe BE po ia mbajnë anën dialogut dhe jo palëve"

Nga: G.B Më: 9 prill 2019 Në ora: 21:48
Ilustrim

Si për dialogun, po ashtu edhe për taksën, Bashkimi Evropian ka mbështetur Serbinë. E së fundmi ka kërkuar sërish që të hiqet taksa e vënë nga Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe ato ët Bosnjës.

Se a po ia mbanë anën Serbisë Bashkimi Evropian. njohësi i çështjeve politike në vend, njohësi i çështjeve aktuale në vend, Blerim Brujani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk duhet kritikuar Mogherinin për dialogun me Serbinë dhe se pse BE s’ka përgjegjësi për korrupsionin në Kosovë.

“Nuk ka kuptim politika kosovare që jo rrallë kritikon Mogherinin dhe nuk ka krijuar kushte të favorshme kundrejt Serbisë në dialog, askush në BE nuk ka përgjegjësi për korrupsionin në Kosovë por vet liderët politikë mbajnë përgjegjësi për korrupsion, nepotizëm dhe kapje të shtetit”, është shprehur ai.

Image
Blerim Brujani

Sipas Burjanit, kërkesa për heqjen e taksës po bëhet për shkak se e pengon dialogun dhe se BE dhe SHBA po ia mbajnë anën dialogut.

“Kërkesa për heqjen e taksën është për shkak se pengon dialogun pa kushte dhe bie ndesh parimeve për dialog të barabartë, kjo është e tëra. Në Kosovë po tentohet nga qeveria të bind popullin se Mogherini po ia mban krahun Serbisë në dialog, kjo është gënjeshtër, SHBA dhe BE po ia mbajnë anën dialogut e asnjërës palë. Taksa po i konvenon Serbisë sepse ajo nuk dëshiron fare zgjidhje të përhershme, këtu është problemi kryesor”, ka vlerësuar Burjani.

Ai po ashtu vlerëson se prolognimi i dialogut është mbetje status quo ku Kosova ka mbetur e izoluar, pa liberalizim vizash dhe pa zhvillim ekonomik.

“Prolognimi i dialogut është mbetje status quo Kosova e izoluar, pa liberalizim vizave, pa zhvillim ekonomik me punësim familjar në administratën e shtetit, të gjithë do punësim në administratë përmes partive përderisa sektori privat mbetet i diskriminuar, sidomos punëtorët mbi 250 mijë të pa mbrojtur nga shteti dhe ligji inspektorati i punës i tërë sektori privat kontrollohet nga pushteti përmes presionit e i bënë shteti”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat