U shpenzuan mbi 12 milionë euro për udhëtime, eksperti ekonomisë godet Qeverinë Haradinaj

Politika

U shpenzuan mbi 12 milionë euro për udhëtime, eksperti ekonomisë godet Qeverinë Haradinaj

Nga: N.H Më: 10 prill 2019 Në ora: 14:56
Qeveria Haradinaj

Raportohet se mbi 12.5 milionë euro të taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës janë shpenzuar për udhëtime zyrtare jashtë vendit nga njerëzit e pushtetit gjatë vitit 2018. Ndërsa, në bazë të një krahasimi me vitin 2017, vetëm me vitin e fundit ka pasur një rritje prej 24.7 për qind të këtyre shpenzimeve apo kthyer në shifra gati 2.5 milionë euro më shumë.

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky është rezultat i asaj që qytetari tashmë është dorëzuar para kësaj kaste të paprekshme dhe ka zgjedhur rrugën e mërgimit.

“Si rezultat i keqpërdorimeve të vazhdueshme nga njerëzit e shtetit si qeveria dhe parlamenti dhe nga e gjithë administrata publike erdhi deri në piken zero që tani më qytetari duket i dorëzuar para këtyre njerëzve të paprekshëm, dhe ka zgjedhur rrugën e mërgimit. Pra, tani e tutje qeveritarët nëse kanë çka me zhvat letë zhvatin, por me ketë ikje masive më nuk ka taksapagues dhe kjo për të ardhmen politike dhe ekonomike do të shuhet edhe ajo drita e largët në fund të tunelit”, ka thënë Kadriaj.

Me tej, Kadriaj ka thënë se kjo elitë politike me apetite të pangopshme e ka sjellë qytetarin që mbas 20 viteve çlirim dhe 11 vite shtet të mos sheh të ardhme në Kosovë.

Image
Mustafë Kadriaj

“Pra, qeveritaret edhe këtë tani e tutje do të shohin se sa dëme i kanë bërë qytetarit dhe shtetit të Kosovës që shpenzuar paranë publike dhe njëherit paranë qytetarëve të Kosovës pa treguar asnjë rezultat në punën e tyre, e them këtë sepse po të kishte rezultate në qeverisje nuk do e kishin sjell qytetarin në këtë gjendje që mos të ketë perspektivë ku secili qe aplikon deklarohet që nuk do kthehet. Kështu nuk janë shprehur as nga presioni i Serbisë në vitet e 90-ta, pra kjo elitë politike me apetite të pangopshme dhe në njërën anë më nivel më të ulet të kapitalit intelektual dhe profesional e sjellë qytetarin që mbas 20 viteve çlirim dhe 11 vite shtet të mos sheh të ardhme në këtë vend që kanë të drejt qytetarët. Duhet të kenë së paku pak moral partitë politike që mos të luajnë me ndjenjat e qytetarëve duke u deklaruar që në Kosovë ka punë dhe janë pagat e majme”, ka thënë njohësi i ekonomisë.

Në fund, Kadriaj ka theksuar se e vetmja shpresë është t’iu jepet mundësia gjeneratave të reja, që këto të fundit ta marrin fatin e Kosovës në dorën e tyre.

“Më këtë ju kujtojë njerëzve të politikes që njëmend nuk din çfarë flasin, sepse pikërisht punësimi është matësi më i mirë i një shteti stabil ekonomikisht, pra, po të kishte punë të dinjitetshme, po ashtu edhe paga të dinjitetshme nuk do kishte kaq ikje masive. Qytetarit nuk i kanë penguar akronimet politike, por disa njerëz të fort që vet e bëjnë ligjin dhe janë mbi ligjin. E vetmja shpresë është që edhe brenda subjekteve politike t’iu jepet mundësia gjeneratave të reja dhe intelektuale që të marrin fatin e Kosovës në dorë, sepse këto figura tek qytetari reflektojnë iritim dhe mos shpresë për ta. Pra, pa marrë parasysh zhvatjet e tyre vetëm tani e tutje le të u hapin rrugë gjeneratave pa i ndjekur penalisht vetëm mos të jenë pjesë e politikës, pra amnistia vetëm e vetëm që mos të dëmtojnë më shumë perspektivën e qytetarit dhe Kosovës si shtet”, ka përfunduar njohësi ekonomisë Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat