“Koalicioni PAN nuk mund të bëj dialog me Serbinë, pa siguruar konsensus të brendshëm”

Politika

“Koalicioni PAN nuk mund të bëj dialog me Serbinë, pa siguruar konsensus të brendshëm”

Nga: D. B. Më: 10 prill 2019 Në ora: 19:46
Faton Abdullahu

Gjendja aktuale është një status quo inerte e cila është krijuar si rezultat i mos marrëveshjeve dhe përçarjes përbrenda partnerëve të koalicionit PAN.

Kështu ka vlerësuar publicisti Faton Abdullahu i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se ky koalicion nuk e ka as guximin as gatishmërinë që të hyjë në dialog me Serbinë.

Sipas tij, kjo gjendje inerte tashmë po shkon në favor të zhvillimeve negative për vendin tonë, kështu që rrugëtimi ynë drejtë integrimeve për në BE po vazhdon të ngec.

“Politika jonë e jashtme nuk po mund të siguroj njohje të reja dhe për më keq gjithnjë e më pak nuk po mund t’i mbrojtur ato që i kemi fituar. Moskooperimi me partnerët tanë po vazhdon, pa tendencë që të përmirësohet. Koalicioni PAN nuk mund të bëj dialog me Serbinë pa siguruar konsensus të brendshëm. Këtë koalicion nuk po e bën bashkë as domosdoja urgjente për të qenë bashkë dhe efikas kundër Serbisë dhe sidomos në dialog me Serbinë për të nxjerrë përfitime. Për shkak se është kështu tash sa kohë kjo gjendje është dashur të zhbllokohet. Por kjo nuk po ndodh. Për më keq këtë gjendje po e stërkeq edhe propozimi ende aktiv i Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit i cili nuk është kushtetues. Thjeshtë kështu siç është gjendja gjithnjë e më shumë po bëhemi palë e papërshtatshme për BE-n dhe partner jo kooperues për SHBA-t. Prandaj zgjidhje e vetme mbesin zgjedhjet”, ka thënë publicisti Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat